Anemia ne shtatzani, simptomat dhe rreziqet

0 0

Çfarë duhet të dimë për aneminë gjatë shtatzanisë?
Anemia shfaqet në momentin kur organizmi i gruas shfaq mungesë hekuri, gjë e cila mund të diagnostikohet shumë lehtësisht me anën e një analize gjaku. Vlerat normale të hemoglobinës janë rreth 12-16 gr/100 ml gjak. Përcaktimi i prezencës së anemisë është shumë i rëndësishëm në mënyrë që gruaja të ketë mundësi të marrë kurën e duhur, kjo pasi gjaku i organizmit të gruas kalon nëpërmjet placentës dhe ushqen fetusin që është në rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Ja cilat janë simptomat e anemisë gjatë shtatzanise?
Shenjat më të shpeshta të mungesës së hekurit gjatë shtatzanisë janë: ndjesia e lodhjes dhe debulesës, zbehja e vazhdueshme dhe gjithnjë në rritje e lëkurës, thonjve dhe buzëve, dhimbje koke, marrje mendsh, temperatura e ulët e trupit, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpeshta ose të çrregullta kardiake, vështirësi në përqëndrim, dhimbje në gjoks, gjendje e vazhdueshme irrituese. Pra simptomat e anemisë janë të ndryshme ashtu siç janë edhe rreziqet që ajo mbart në veten e saj.
Ja cilat janë rreziqet e anemisë gjatë shtatzanisë
Ndër rreziqet më të mëdha janë lindja e parakohshme e fëmijës si edhe mundësia për të pasur një peshë të vogël trupore në lindje. Në disa raste gruaja mund të ketë nevojë për transfuzion gjaku pas lindjes, sidomos nëse humbet shumë gjak. Gjithashtu rritet edhe rreziku për t’u krijuar infeksion pas lindjes si edhe mundësia për t’u shfaqur shenja të depresionit post-partum. Përsa i përket fëmijës, ai mund të ketë probleme me aneminë gjatë fëmijërisë së tij, dhe në rastet më të rënda mund të ketë vonesë në zhvillimin cerebral si në rritje.

Lexoni edhe: Anemia tek bebet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X