Alergjia nga qumështi, si ta parandaloni atë

0 0

Qumështi, thelbësor për rritjen e fëmijëve

Një nga elementet që nuk mund dhe nuk duhet të mungojë në ushqimin e fëmijëve të vegjël është padyshim qumështi. Është në veçanti qumështi i nënës ai që ka vetitë ushqyese që e bëjnë të domosdoshëm për zhvillimin e fëmijës dhe sistemin e tij imunitar. Megjithatë, shumë të sapolindur janë alergjikë ndaj qumështit.

Sita parandaloni këtë siklet? Le ta shohim së bashku.

Alergjia nga qumështi, si ta parandaloni atë

Sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Çikagos dhe Universitetit të Napolit Federico II, në mikrobiomën zorrëve gjendet një numër i baktereve të caktuara që mund të mbrojnë fëmijët nga alergjia e qumështit të lopës, e cila mbetet megjithatë, një nga alergjitë më të zakonshme.

Studimi, i kryer deri më tani në një grup minjsh, ka parë analiza në thellësi të mikrobeve të zorrëve në këto kafshë. Ata ekzaminuan në veçanti dallimet mes grupit të shëndetshëm dhe të grupit alergjik dhe kanë gjetur se një specie e veçantë bakteriale, Anaerostipes caccae, mund të mbrojë kundër alergjive ushqimore.

Kjo specie është pjesë e klasës së baktereve të quajtura Clostridia. Ekipi i Universitetit të Çikagos e kishte identifikuar atë në një studim të vitit 2014.

Çfarë bëjnë këto baktere?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: prodhojnë acid butirik, një lëndë ushqyese e rëndësishme që mbron nga alergjia e qumështit, por krijon edhe një komunitet të shëndetshëm mikrobial në zorrë.

Rezultatet e këtij studimi theksojnë se klasa e mësipërme e baktereve mund të veprojë si një strategji parandaluese për të luftuar dhe prishur llojet e tjera të alergjive ushqimore.

Fjala e ekspertëve

Roberto Berni Canani, profesor i pediatrisë në Universitetin e Napolit Federico II dhe ndër autorët e studimit, theksoi se: Këto rezultate tregojnë rolin thelbësor të mikrobiomës në zhvillimin e alergjive ushqimore dhe sugjerojnë fuqishëm se rregullimi i komunitetit bakterial është i rëndësishëm për të ndaluar problemin në rritje të alergjive ushqimore.

Lexo edhe: Femija alergjik ndaj qumeshtit artificial, si t’a kuptojme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X