Alergjia nga veza, qumeshti dhe derivatet e tij

0 0

Alergjia mund të ndodhë në çdo momet tek fëmija, por nëse ndodh gjatë muajve të parë të jetës gjendja do të jetë edhe më tepër e vështirë si edhe më e rëndësishme. Shpesh faktorët më të rrezikshëm për të shfaqur alergji janë veza dhe qumështi.
Por çfarë është alergjia?
Alergjia është një reagim i ekzagjeruar i sistemit imunitar të fëmijës ndaj një substance të caktuar, të cilat më pas marrin emrin alergenë.
Cilat janë simptomat më të shpeshta?
Simptomat më të shpeshta shfaqen në traktin gastro-intestinal si edhe në lëkurë. Në lëkurë mund të shfaqen njolla dhe kruajtje ndërsa në atë intestinal fortësi të feçeve dhe aromë të keqe.
Alergjia ndaj qumështit
Kjo është më e përhapur gjatë vitit të parë të jetës, por shfaqet edhe në fëmijërinë më të vonshme. Ai fëmijë që është alergjik zhvillon antikorpe ndaj proteinave të qumështit, dhe shfaq shenja të rënda.
Alergjia ndaj vezës
Ndaj vezës fëmija mund të jetë alergjik ose të shfaqë intolerancë. Në këtë rast duhet të përjashtoni nga dieta e fëmijës këto ushqime. Është shumë e rëndësishme që fëmijës t’i bëhen analizat e duhura për të kuptuar arsyet e asaj që është duke ndodhur dhe më pas për të marrë këshillën e mjekut në lidhje me mënyrën e të vepruarit.
Në disa raste nëna që ushqen me gji nuk duhet të konsumojë në sasi të mëdha këto ushqime pasi mund të shkaktohen shqetësime tek laktanti.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X