Alarmi: Mos i lini kurrë fëmijët vetëm të luajnë në internet

0 0

Rreziku që u vjen fëmijëve nga përdorimi i internetit nuk lidhet vetëm me pasojat psikologjike dhe fizike që ata do të kenë.

Kjo pasi në rast se fëmijët nuk kontrollohen nga të rriturit ata mund të jenë në qendër të sulmeve nga pedofilë të ndryshëm. Alarmi është dhënë nga policia e shtetit në Itali pas arrestimit të një 28-vjeçari, i cili u arrestua pasi iu gjetën materiale pornografike ku kishte dhe fëmijë. Pedofili në fjalë hynte nëpër faqe të ndryshme dhe joshte të miturit duke ju kërkuar dhe numrat e telefonit.

Policia u bëri apel familjarëve duke u kërkuar të mos i lenë kurrë fëmijët vetëm para internetit, pasi edhe video lojërat mund të bëhen një kanal komunikimi me këta pedofilë.

I riu pasi kishte fituar miqësinë e vogëlushëve u mori atyre numrat e telefonit dhe u kërkoi më pas foto dhe video ku të dilnin të zhveshur. Në këmbim, ai u siguroi rimbushje për të blerë përditësimet e lojës.

Gjithë hetimi filloi pas ankesave të nënave të dy dhjetëvjeçarëve. Gratë e kuptuan se fëmijët e tyre kishin biseduar me këtë person fillimisht në internet e më pas në celular.

Në faqen e saj të internetit, Policia italiane ka botuar disa këshilla për prindërit lidhur me sjelljet e që duhen ndjekur për të shmangur abuzimet apo ngacmimet.

Rastet kur duhet t’i kushtoni vëmendje:

– Papritmas fëmija / adoleshenti ndryshon sjellje me përdorimin e telefonit apo kompjuterit;

– largohet dhe shfaqet sa herë që merr ose bën një telefonatë;

– është shumë i shqetësuar dhe nuk pranon të ju lejojë të shihni telefonin e tij;

– ai konsumon kredinë e telefonit celular shumë shpejt pa shpjegime;

-ndryshon ritmet e gjumit (fle shumë, fle pak, ka ankthe).

Lexoni edhe: Si te mbrosh femijet nga rreziqet e internetit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X