Si t’i ndihmoni fëmijët që të shmangin rreziqet e internetit?
Këtu janë disa këshilla për prindërit që të mbrojnë fëmijët nga rreziku internetit:
Prindërit e dinë që interneti është një vend i rrezikshëm. Fëmijët aty janë të ekspozuar ndaj imazheve dhe videove pa filtra. Për këtë arsye fëmijet duhet të marrin një edukim thelbësor në lidhje me rreziqet dhe situatat që vijnë nga interneti.
Një udhëzues i dobishëm vjen nga Kaspersky Lab, i cili u shpjegon prindërve disa informacione të rëndësishme sesi t’i mbrojnë fëmijët e tyre. Është e rëndësishme të flasësh me kujdes dhe me sinqeritet të madh me fëmijën për rreziqet që ka interneti. Ky është një fjalim që duhet të bëhet sapo fëmijët të fillojnë të përdorin kompjuter, smartfonë dhe tableta.
Nga ana tjetër, 70% e fëmijëve kur janë 10 dhe 15 vjeç kanë një telefon dhe një llogari në internet. Pasi tu keni shpjeguar rreziqet me të cilat ata mund të përballen fëmijët duhet të mësojnë se si të mbrojnë informacionet që ata vendosin në internet.
Për shembull, profili që ata kanë në rrjetin social Facebook ose Instagram duhet të mbrohet dhe të jetë i disponueshëm vetëm për miqtë.
Këta të fundit duhet të jenë njerëz që njihen edhe në jetën reale. Një ndihmë shtesë mund të jetë një program për kontroll prindëror, i cili përcakton kufizime të sakta në lundrim, duke parandaluar fëmijët që të kryejnë veprimtari të rrezikshme ose të kenë kontakt me përmbajtje të papërshtatshmë për moshën e tyre. Operatorët e telefonit zakonisht ofrojnë mundësi për të kontrolluar hyrjen në internet.
Lexo edhe: Brezi i internetit, problemet e femijeve te sotem
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu