Adoleshentët në gjithë botën, më shumë në rrezik

0 0

 

Po shtohet gjithnjë e më shumë numri i adoleshentëve mbipeshë dhe me probleme shëndetësore. Një raport i revistës Lancet krahasoi gjendjen shëndetësore të fëmijëve në botë në periudhën 1990 – 2016. Ata pijnë duhan më pak se disa vjet më parë, vazhdojnë të pijnë alkool shumë, por mbi të gjitha janë më shpesh mbipeshë dhe rrjedhimisht gjithnjë e më shumë të rrezikuar nga shumë sëmundje.

1.8 miliardë adoleshentë në botë

Komisioni i Lancetit për shëndetin dhe mirëqenien e adoleshentëve monitoroi tendencën e 12 treguesve të mirëqenies në 195 vende: nga arsimi në pirjen e duhanit dhe alkoolizimi, nga martesat e hershme në varfëri, nga aktiviteti fizik deri tek zakonet seksuale. Numri i adoleshentëve në botë është rritur për shkak të rritjes së lindjeve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme: në 2016 ata arritën në 1.8 miliardë, ndoshta numri më i madh i arritur ndonjëherë.

Shëndeti përkeqësohet

Në disa vende më të zhvilluara kushtet shëndetësore janë përmirësuar, por gjendja në përgjithësi është përkeqësuar: 250 milionë më shumë të rinj se në vitin 1990 jetojnë në vendet më të varfra dhe janë të ekspozuar ndaj rreziqeve që shkojnë nga sëmundjet ngjitëse tek kequshqyerja, lëndimet dhe dhuna.

Globalisht, kërcënimi kryesor janë sëmundjet jo të transmetueshme, të cilat sipas raportit përbëjnë 55% të të gjitha problemeve shëndetësore. Fillimisht, epidemia e mbipeshës që në vitin 2016 përfshinte një djalë nga 5 në botë: adoleshentët mbipeshë u rritën nga 147 milionë në vitin 1990 në 324 milionë në vitin 2016. Por ky nuk është problemi i vetëm: në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, 4 nga 10 vajza kanë anemi. Prandaj, diskriminimi gjinor është gjithashtu një barrë. Rreth 66 milionë fëmijë në mbarë botën janë detyruar të martohen.

Rreth 300 milionë të rinj në botë nuk kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe ende ekziston një mungesë e konsiderueshme e barazisë gjinore në mundësitë post-shkollore, në dëm të grave të reja.

Lexo edhe: Lindje cezariane? Femijet rrezikojne te jene mbipeshe

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X