ADHD, per ta zbuluar tek femija mjafton te masni nivelin e hekurit ne gjak

0 0

ADHD është një sëmundje që prek një numër të konsiderueshëm fëmijësh që tashmë kanë filluar të shkojnë në shkollë. Ajo quhet ndryshe edhe “Attention deficit hyperactivity disorder” dhe është një sindromë që ka lidhje me hiperaktivitetin dhe deficitin e fëmijës në lidhje me përqëndrimin. Zakonisht ngatërrohet me shkathtësinë apo mungesën e edukatës tek fëmija dhe për pasojë nuk trajtohet në mënyrën e duhur.

Një studim amerikan na ndihmon si ta diagnostikojmë në kohën e duhur…

Sipas tyre problemi mund të diagnostikohet në kohën e duhur duke matur nivelin e hekurit në organizmin e fëmijës. Truri i fëmijëve që janë të prekur nga ADHD ka nivele të ulëta hekuri, dhe sipas ekspertëve të “Medical University of south Carolina” në Charleston, nivelet e hekurit në trurin e fëmijës shërbejnë si një tregues tepër potencial.

Karakteristikat e sindromës

  • Fëmija e ka të vështirë të qëndrojë i përqëndruar tek një stimul që e merr për një kohë të gjatë. Nuk e vazhdon dot një veprimtari për një kohë të gjatë, dëgjon me vështirësi bisedat, dhe ka vështirësi në përfundimin e detyrave;
  • E ka të vështirë të qëndrojë pa lëvizur, pra është tepër hiperaktiv;
  • Fëmija është tepër impulsiv dhe shpesh mund të përfshihet në situata të rrezikshme, kjo pasi nuk është i aftë të gjykojë pasojat e veprimeve të tij;
  • Nuk respekton hapësirat e të tjerëve, e ka të vështirë të mbajë radhën;
  • E ka të vështirë të qëndrojë pa bërë një bisedë kur nuk është aspak momenti dhe shpesh ndërpret personat që janë duke folur;
  • Nuk i mban dot nën kontroll veprimet e tij dhe shpesh jep përgjigjen ende pa përfunduar pyetja.

Simptomat e mësipërme shoqërohen shpesh edhe me vështirësinë për të duruar frustrimin, sjellje agresive, vetëbesim të pakët, ndjenja depresive, një nivel të madh ankthi, vështirësi për t’u përballur me ato që e shqetësojnë, motivim i dobët.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X