Aborti, fenomen qe po refuzohet edhe nga mjeket. Cfare po ndodh ne Shqiperi?

0 0

Në ditët e sotme duket se edhe mjekët janë duke refuzuar të praktikojnë një proçedurë të tillë, megjithatë ende shumë gra janë duke e kërkuar atë. Sipas të dhënave statistikore të Republikës së Shqipërisë deri në vitin 2015, kemi një ulje të numrit të aborteve të vullnetshme krahasuar me vitet e mëparshme.
Cilat janë arsyet që e detyrojnë një grua të kryejë një abort?
Zakonisht gruaja mund të mendojë të ndërmarrë një nismë të tillë si pasojë e një gjendje jo të mirë ekonomike, si pasojë e frikës nga reagimi i shoqërisë, si pasojë e një problem të caktuar shëndetësor tek ajo apo edhe tek fëmija. Megjithatë duket se kohët e fundit abortet e shkaktuara nga problemet shëndetësore të nënës kanë një tendencë në rënie.
Po ligji shqiptar çfarë parashikon?
Abortet në Shqipëri nuk mund të kryhen në çdo klinikë ashtu sikurse ka ndodhur deri tani. Ligji aktual e ndalon kryerjen e kësaj procesi në klinika të cilat nuk përmbajnë shtretër brenda tyre. Aborti mund të kryhet vetëm në një spital, le të jetë ai privat apo publik. Ministria e Shëndetësisë e ka marrë këtë masë në mënyrë që rrisë sigurinë e jetës së nënës si edhe kushtet në të cilat do të kryhet procesi.
Deri në cilën periudhë të shtatzanisë aborti nuk ndalohet me ligj?
Në Shqipëri aborti mund të kryhet deri në javën e 22 të shtatzanisë, dhe në këtë rast gruaja duhet të dalë para një komisioni të përbërë prej 3 mjekësh të cilët do të bëjnë vlerësimin e keqformimeve të fetusit të papajtueshme me jetën apo gjendjes shëndetësore të nënës, e cila mund ta kërkojë këtë abort si pasojë e konstatimit të një sëmundje të caktuar.

Lexoni edhe: Si ndikon aborti ne shtatzanine e radhes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

A mund të mbaj në...

A është e sigurt të ngrini në krahë një fëmijë ndërsa jeni shtatzënë? Ja çfarë duhet të dinë nënat e ardhshme me të vegjlit në shtëpi. "Njerëzit vazhdojnë të më...

Udhërrëfyesi për testin prenatal: Cili...

Nga ultratingulli e deri te testi NIFTY - nënat e ardhshme kanë një gamë të gjerë të testeve plotësuese, për të larguar frikën rreth shëndetit të fëmijës. Nga çdo dëshirë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X