A mund t’i jap fëmijës gatime që përmbajnë alkool?

0 0

 

Metodat e ndryshme të gatimit dhepërqendrimiialkoolit mund të ndikojnë sa sasinë e alkoolit që është gatuar dhe në sasinë që ka mbetur.

Sa më gjatë që të gatuani një recetë që ka alkool, aq më e ulët do të jetë përmbajtja e alkoolit të mbetur. Për shembull, nëse piqni mish me verë, musht ose birrë për 90 minuta deri në dy orë, shumica e përmbajtjes së alkoolit do të konsumohet. Një gjurmë alkooli mund të mbetet, por jo në sasi që mund të dëmtojë fëmijën tuaj.

Nëse shtoni alkool në një pjatë më vonë në procesin e gatimit përmbajtja e alkoolit do të jetë më e lartë. Çdo lloj alkooli që shtohet në një pjatë të nxehtë në fund të gatimit, ose pas gatimit do të vazhdojë të jetë atje edhe kur ta shërbeni.

Nuk është mirë t’i jepni fëmijës suaj ndonjë ushqim që është përgatitur me pije alkoolike ose likere.

Është e kuptueshme që ju nuk dëshironi që fëmija juaj të humbasë disa receta të preferuara.

Nëse po gatuani një recetë që përmban verë ose birrë në listën e përbërësve, veproni si më poshtë për të djegur alkoolin:

  • Përdorni një tigan ose tenxhere të gjerë dhe të pambuluar. Alkooli vonohet më shumë për t’u djegur në enë më të vogla.
  • Shtoni alkoolin herët në procesin e gatimit.
  • Gatuajeni për të paktën 90 minuta.

Nëse preferoni, mund ta zëvendësoni alkoolin pa humbur shumë aromë. Për shembull, mund të provoni uthull në vend të verës, që përmban pak ose aspak alkool. Ose ju mund të përdorni verëra jo-alkoolike.

Këtu janë disa alternativa të tjera që mund të provoni:

  • Lëng molle në vend të mushtit;
  • Supë pule në vend të verës së bardhë;
  • Lëng xhinxheri në vend të birrës;
  • Lëng portokalli në vend të sheriatit;
  • Lëng kajsie, pjeshke ose dardhe në vend të rakisë.

Lexo edhe: Kam pire alkool para se te mesoja se isha shtatzane, a demtohet femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X