A mund të ngel shtatzanë nëse kam cikël të parregullt?

0 0

 

Cikli im menstrual  është shumë i parregullt. Më vijnë periodat njëherë në 3 ose 4 muaj. A kam ende shanse për të ngelur shtatzanë? Dhe si mund të kuptoj cila është koha më e mirë për t’u përpjekur për të konceptuar nëse kam cikël të parregullt?

Shumë gra kanë cikle menstruale jashtë intervalit normal 21 deri në 35 ditë. Ndonjëherë kjo është për shkak të disa problemeve mjekësore, të tilla si sindroma ovariane policistike ose sëmundje që lidhen me tiroiden. Në raste të tjera, nuk ka arsye të qartë për çrregullimet e ciklit.

Nëse tek një grua periodat vijnë njëherë në tre ose katër muaj, ka gjasa që ajo ovulon shumë rrallë, ose nuk ovulon fare. Nëse ndodh ovulacioni, periodat do të vijnë nga 11 deri në 14 ditë pas tij. Për shembull, te gratë që kanë cikle 28 ditësh, ne e dimë se ovulimi ndodh në ditën e 14. Nëse cikli juaj menstrual ndodh 3-4 herë në vit, ju ovuloni shumë rrallë, por megjithatë ende mund të mbeteni shtatzanë. Megjithatë, është e vështirë të përcaktoni se kur do të ovuloni.

Kur femrat ovulojnë kaq rrallë, është e rëndësishme të shkojnë te gjinekologu për disa arsye. Së pari, duhet të identifikoni arysen përse ndodh kjo. Diçka e tillë mund të kontrollohet me një provim fizik dhe disa teste të gjakut. Pasi  kësaj, mjeku mund të sugjerojë mundësi të ndryshme për t’u përpjekur të ovuloni, si për shembull ilaçet që e nxisin apo metoda të tjera.

Lexo edhe: Vonesa e ciklit menstrual






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X