A mund të kërcej në shtatzani?

0 0

 

Kërcimi është një mënyrë e sigurt dhe argëtuese për tu ushtruar gjatë shtatzanisë.

Nëse nuk e keni praktikuar më parë, është mirë të bëni kërcime të lehta, që nuk përfshijnë hedhjen dhe nuk janë shumë të vrullshme.

Si do të më ndihmojë kërcimi?

Vallëzimi ndihmon:

  • t’ju mbajë fleksibil;
  • forcon muskujt;
  • vë në punë zemrën dhe mushkëritë.

Më e mira nga të gjitha, është argëtimi dhe shoqërimi me persona të tjerë.

Cilat lloje kërcimi janë më të mira gjatë shtatzanisë?

Mundohuni të bëni kërcime me pak ndikim, që përshijnë mbajtjen e një këmbe në dysheme gjithmonë dhe nuk vë shumë në punë nyjet tuaja. Ndryshimet hormonale në shtatzani mund t’ju bëjnë më të prirura të lëndoheni nëse vini shumë në punë nyjet.

Vallëzimi i xhazit, samba dhe salsa janë të gjitha ideale për të qëndruar në formë, sidomos në shtatzëninë e hershme. Por ato mund të bëhen më të vështira më vonë. Vallëzimi i butë i barkut, i cili përdor lëvizje të ngadalta dhe të kontrolluara, është një mënyrë e shkëlqyer për tu ushtruar në shtatzëni.

Cilat lloje kërcimi duhet të shmang?

Hip-hopi dhe kërcimet moderne nuk janë ideale kur jeni shtatzënë, sepse lëvizjet janë shumë të mprehta. Duhet të bëni kërcim nëse jeni mësuar më parë me të, pasi mund t’ju bëjë shumë presion në nyje dhe t’ju shkaktojë dhimbje në legen.

Shmangni çdo formë valleje që është veçanërisht e fuqishme.

Çfarë duhet të mbaj mend tjetër kur kërcej?

Në tremujorin e parë, nëse shtatzënia juaj po shkon mirë dhe nëse ndiheni mirë, mund të kërceni siç duhet normalisht, por kini parasysh disa masa paraprake.

Bëni pak nxemje për të përgatitur nyjet dhe muskujt, kjo gjithashtu do të ushtrojë edhe zemrën për më shumë rezistencë.

Gjithmonë mbani ujë me vete, pini para, gjatë dhe pas kërcimit që të mos dehidratoheni.

Me kalimin e muajve dhe rritjen e barkut, nuk duhet të kërceni shpesh dhe jo intensivisht e fort.

Kur nuk duhet vallëzuar?

Nëse keni një sëmunndje kronike shëndetësore, ose një ndërlikim të shtatzënisë, siç është diabeti gestacional, është veçanërisht e rëndësishme të bisedoni me mjekun ose maminë para se të ushtroni kërcimin.

Nëse keni probleme me shpinën ose legenin tuaj, si dhimbja e legenit, vallëzimi mund të vendosë nyjet tuaja në shumë tendosje.

Lexo edhe: Veshtiresia ne frymemarrje gjate shtatzanise, perse ndodh?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X