A mund të jetë ftohur fëmija para se të shfaqë simptoma?

0 0

Fëmija juaj mund të marrë të ftohtë para se të fillojë të tregojë shenja. Ndonjëherë, mikrobet e të ftohtit mund të fillojnë të përhapen disa ditë para se të shfaqen simptomat.

Ftohjet janë infeksione të gojës, hundës dhe fytit (traktit të sipërm respirator). Ftohjet mund të shkaktohen nga një nga shumë viruse. Fëmija juaj do të ftohet shpesh sepse sistemi i tij imunitar është ende në zhvillim e sipër dhe po fiton forcë.

Të gjitha viruset e të ftohtit dhe të gripit janë të ndryshme. Në varësi të virusit që fëmija juaj ka, ai mund t’ua ngjisë të tjerëve para se të jetë e qartë se ai është i sëmurë. Në raste të tjera, ai mund të shfaqë simptoma më përpara.

Me disa viruse, fëmija juaj mund të përbëjë rrezik për të tjerët për aq kohë sa ai ka simptoma, apo edhe më gjatë. Me të tjerë viruse, ai mund të vazhdojë të ketë simptoma, por nuk ka më rrezik t’ua ngjisi të tjerëve.

Për këto arsye, ndoshta është më mirë të supozohet se fëmija juaj do të jetë ngjitës për aq kohë sa zgjat ftohti i tij, zakonisht rreth dy javë.

Ndoshta do të jetë e vështirë ta mbani fëmijën larg të tjerëve sa herë të ftohet, sepse kjo do të ndodhë shpesh gjatë vitit të parë, por nëse ka grip apo diçka pak më të rëndë, mbajeni larg kontaktit me njerëzit sepse mund t’ua ngjisë ose të përkeqësohet.

Lexo edhe: A mund ta kuroje te ftohurin supa me pule?

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X