A mund të jetë fëmija im intolerant ndaj laktozës?

0 0

Simptomat e zakonshme të intolerancës nga laktoza përfshijnë diarre, dhimbje stomaku dhe fryrje. Por, a është e mundur që një fëmijë të jetë intolerant nga laktoza?

Ashtu si të rriturit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël që nuk kanë tolerancë laktoze, u mungon enzima e laktasës. Kur kjo ndodh, “laktoza udhëton përmes stomakut në zorrë dhe kjo bën që lëngjet të lëvizin nga indi i zorrëve në zorrë dhe të shkaktojnë shtrëngime, vjellje, dhimbje barku dhe diarre.

Simptomat e intolerancës nga laktoza

Laktoza është një disakarid, që do të thotë se është një sheqer që përbëhet nga dy molekula të quajtur glukoza dhe galaktoza. Në mënyrë që ky sheqer të absorbohet nga trupi, ai duhet të ndahet nga një enzimë që gjendet në zorrët e holla që quhet laktozë.

Intoleranca e laktozës ndodh kur trupi nuk është në gjendje të tretë dhe thithë sheqerin e gjetur në produktet e qumështit. Për shkak se sheqeri nuk mund të tretet, bakteret në zorrën e trashë e fermentojnë atë duke çliruar karbonin dhe hidrogjenin, si dhe nënproduktet e tjera që kanë një efekt laksativ.

Simptomat që mund të ndodhin brenda një ore pas konsumimit të produkteve të qumështit:

  • Feçe dhe gazra;
  • Diarre të ngurtë;
  • Fryrje barku dhe të përziera;
  • Dhimbje stomaku dhe shtrengime;
  • Një fëmijë me intolerancë ndaj laktozës mund të ketë shqetësime menjëherë pas një ushqimi.

Një gjendje e rrallë

Për fat të mirë, intoleranca ndaj laktozës tek fëmijët nën moshën dyvjeçare është e rrallë. Për shkak se qumështi është ushqimi i parë natyror i të gjithë njerëzve, foshnjat lindin zakonisht të gatshëm dhe në gjendje të pijnë dhe të tresin qumështin.

Përjashtimi bëhet në rastet kur foshnja mund të lindë para kohe, pasi nivelet e laktozës zakonisht rriten gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë. Dhe nëse foshnja ka lindur para kohe, ai nuk do të ketë mjaftueshëm lactase për të ulur nivelin e laktozës. Intoleranca nga laktoza bëhet më e zakonshme tek fëmijët pas moshës dy vjeçare, pasi nivelet e laktozës fillojnë të përkeqësohen pas kësaj moshe.

Sophie Medlin, pedagoge e ushqimit dhe dietikës në Universitetin College në Londër shpjegon pse ndodh kjo:

Kur ne jemi foshnja, të gjithë prodhojmë shumë enzimë lactase që na lejon të absorbojmë qumështin e nënës sonë. Në popullatat ku konsumi i qumështit ka qenë historikisht i ulët, si Japonia dhe Kina, shumica e fëmijëve e kanë ndalur prodhimin e laktazës  shumë shpejt pasi pothuajse e gjithë popullsia nuk mund ta absorbojë laktozën e qumështit, çka quhet “intolerancë ndaj laktozës.”

Qumështi i gjirit gjithashtu mund të shkaktojë reaksion nëse një fëmijë lind me intolerancë laktoze. Sipas Shoqatës Australiane të Ushqyerjes me Gjinj, laktoza gjendet në të gjitha nënat lehona. Sipas tyre “sasia e laktozës në gji nuk varet nga sa laktozë konsumon nëna dhe vështirë se ndryshon. Qumështi që fëmija merr kur fillon të ushqehet përmban të njëjtën sasi të laktozës sa qumështi në fund të ushqyerjes me gji.

Në këtë rast një fëmijë do të kishte nevojë për një formulë të veçantë pa laktozë.”

Menaxhimi i intolerancës nga laktoza

Si shumë të rritur nëse fëmija juaj është intolerant ndaj laktozës, ai ose ajo duhet të shmangë qumështin që konsumon. Ju mund të përdorni qumësht soje ose një formulë të bazuar në sojë në vend të qumështit të gjirit ose çfarëdolloj qumështi tjetër. Ndërsa foshnja rritet, ai ose ajo mund të jetë në gjendje të tolerojë sasi të vogla të qumështit. Nëse jo, gjithmonë mund të vendosni pika artificiale në ushqimet e foshnjës për ta ndihmuar.

Mjeku juaj do t’ju këshillojë për formulën më të mirë për fëmijën tuaj.

Lexo edhe: Dizanteria, shkaqet, simptomat dhe trajtim

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X