A ju ndihmon aspirina të ngeleni shtatzënë?

0 0

Një studim i vitit 2017 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA tha se pjelloria e një gruaje mund të rritet duke marrë një dozë të përditshme të aspirinës.

Aspirina redukton inflamacionin, kështu që mendohet se mënyra se si mund të ndihmojë pjellorinë është reduktimi i inflamacionit në mitër dhe në këtë mënyrë krijimi i një mjedisi të sigurt për t’u zhvilluar një embrion.

Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjitha gratë në përgjithësi, dhe ju kurrë nuk duhet të filloni të merrni një dozë të përditshme të çdo lloj ilaçi pa folur më parë me mjekun tuaj.

Çfarë thotë studimi?

Studimi, i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor (NICHD), vështroi efektet e një doze të ulët ditore të aspirinës në një sërë situatash si:

  • Tentativa për të ngelur shtatzënë
  • humbja e shtatzënisë
  • inflamacioni gjatë shtatzënisë.

Analiza, e botuar nga Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, sugjeroi që kjo dozë e ulët ndihmonte gratë që kishin humbur më parë shtatzënitë të arrinin të mbanin foshnjat e tyre 9 muaj (pra, në afat).

Në të vërtetë, një studim i ngjashëm nga NICHD në vitin 2015 gjeti rezultate të ngjashme.

1.228 gra të moshës nga 18 deri në 40 vjeç me një histori të abortit ose lindjes së parakohshme, u trajtuan me aspirinë dhe u monitoruan gjatë 6 muajve të ardhshëm.

Rezultatet treguan se gratë që kishin marrë aspirinë ishin 17% më shumë gjasa të mbeteshin shtatzëna sesa ato që nuk kishin pirë.

Çfarë thonë ekspertët?

Shumë hulumtime janë bërë, por meqë nuk ka asgjë konkrete, ka një ndarje mes ekspertëve lidhur me këtë situatë.

Richard Paulson, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kalifornisë, këshillon që pacientet e tij të marrin një dozë shumë të vogël të aspirinës çdo ditë për të ndihmuar në trajtimin e tyre të fertilitetit.

“Aspirina është medikamenti i këtij mijëvjeçari dhe nuk ka asnjë dëm për gratë që duan të mbeten shtatzënë të marrin aspirinë pasi rrit qarkullimin e gjakut në pjesën e legenit dhe rrit trashësinë e endometrit”, ka thënë ai.

Megjithatë mjekët në Britaninë e Madhe kanë sugjeruar që të bëhen më shumë kërkime për të provuar ndonjë lidhje të fortë midis këtij medikamenti dhe fertilitetit.

“Përshtypja ime është se shumica e mjekëve mendojnë se aspirina do të ishte e dobishme në një grup të caktuar grash por a do të ketë përfitime për të gjitha gratë?”, thotë Dr Stuart Lavery, konsulent gjinekolog në Imperial Kolegj, Londër.

Dhe një tjetër gjinekolog nga Irlanda, Edgar Mocanu thotë: “Unë nuk mendoj se gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë duhet të marrin një aspirinë çdo ditë. Nuk ka prova që e shohin të nevojshme.”

Kur aspirina mund të ndihmojë infertilitetin?

Ju duhet të zhvilloni një takim me mjekun tuaj, i cili do të bisedojë me ju nëse duhet ose jo të merrni aspirinën.

Megjithatë, nëse ju ka thënë mjeku se duhet të merrni aspirinë për të ndihmuar në rritjen e pjellorisë, mos e ndalni marrjen e medikamentit.

Në situata të caktuara rekomandohet, për shembull, nëse keni pasur aborte të përsëritura dhe pastaj keni kaluar në një gjendje të tillë si sindromi antifosfolipid, duhet ta merrni aspirinën.

Por nëse jo mos pini aspirina. Ka mënyra të tjera për të rritur mundësitë për të mbetur shtatzënë.

Lexo edhe: Muzika ju ndihmon te ngelni shtatzane

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X