A i sjell kujdesi i tepruar më shumë dëm se sa dobi fëmijës?

0 0

Në 50 vitet e fundit, koha e kujdesit ndaj fëmijëve është dyfishuar për nënat dhe është katërfishuar për baballarët. Sipas psikoterapistit Daniele Novara, të dhënat nuk janë pozitive, sepse prindërit e sotëm “i mbysin” fëmijët me kujdesin e tepruar duke i penguar ata që të bëhen të pavarur dhe të zotët e vetes.

Emergjenca edukative

Novara shpjegon se dikur asnjë prind nuk shpenzonte kaq shumë kohë me fëmijët, duke ndarë gjithçka me ta. Fëmijët rrinin me bashkëmoshatarët e tyre dhe të rriturit me të rriturit. Sot po përballemi me një emergjencë të vërtetë edukative, thotë ai, pasi prindërit nuk edukojnë, por kujdesen, duke ju ndaluar shumë gjëra fëmijëve të tyre, bëjnë gjëra të tjera në vend që të parandalojnë frustrimet dhe vështirësitë. Por duke vepruar kështu, i pengojnë fëmijët të rriten. Nuk është rastësi që vështirësitë sistematike në autonomitë themelore janë gjithnjë e më të zakonshme tek fëmijët, të tilla si vështirësitë për t’u veshur vetëm, për të përgatitur çantën, për të fjetur në dhomë më vete etj.

Shumë ndërhyrje

Problemi, shpjegon eksperti, është se rreth 30 vite më parë pati një  mutacion antropologjik që na çoi nga një shoqëri komunitare në një shoqëri narcisiste, ku vlerat e individit mbizotërojnë mbi ato të komunitetit. Dhe fëmijët, gradualisht, janë bërë gjithnjë e më të çmuar, unikë, të dashur dhe të kujdesshëm për gjërat, të mbingarkuar nga investimet e mëdha narcisiste të prindërve të tyre. Trajtimi i duhur, në vend të kësaj, është edukimi i fëmijëve, eliminimi i tepërt i kujdesit dhe organizimi i hapësirave dhe kohëve për autonominë e tyre, përfundon Novara. Nëse ne i bëjmë gjërat vetë, në vend që t’i bëjë fëmija, jemi duke e dëmtuar atë.

Qëndrimi i rekomanduar

Në mënyrë që të mos bien në kurthin e kujdesit të tepërt, ekspertët theksojnë se qëndrimi i duhur i prindit është: të shpjegojë, të vëzhgojë, të këshillojë. Me një fjalë: shoqëroni fëmijën tuaj. Pa i gjykuar apo qortuar, prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët e tyre në rritje duke u treguar atyre rrugën se ku duhet të shkojnë, por gjithmonë të gatshëm për të ndërhyrë në rast vështirësie.

Lexo edhe: Kujdesi i babait ndaj femijes, sipas studimee ata jane me te vemendshem ndaj vajzave!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X