A funksionon dieta me kastraveca për t’u dobësuar?

Dieta me kastravecë vepron shpejt per te humbur peshe, por nuk ka efekt ne kohe te gjate dhe nuk rekomandohet ta perdorni




0 0

Çfarë është dieta me kastraveca?

Dieta me kastraveca është një dietë që premton humbjen e rreth 7 kilogramëve për një ose dy javë. Ajo përmban kryesisht kastravecë të kombinuar me ushqime që përmbajnë sasi të lartë proteinash.

Rregullat e dietës me kastravecë

Për të ndjekur këtë dietë, nuk ka rregulla strikte. Mund të hani kastravecë sa herë të jeni të uritur, duke i shoqëruar me racione të vogla të ushqimeve të pasura me proteinë si vezë, mish, djathë të butë dhe arra.

A funksionon vërtet për rënie në peshë?

Dieta me kastravecë është shumë e ulët në kalori dhe me siguri do të sjellë rënie në peshë në një afat të shkurtër kohor. Por ka shumë gjasë që ta rifitoni po aq shpejt peshën e humbur.

Efektet negative të dietës me kastravecë

Dieta me kastravecë është shumë kufizuese në ushqyerje, mund të favorizojë çrregullime të të ngrënit, është e ulët në proteina, yndyra dhe kalori dhe nuk ka efekt për një kohë të gjatë.

Ushqimet për të shoqëruar dietën me kastravecë

Kactravecët duhet të jenë të përfshirë në çdo vakt. Ushqimet e pasura me proteinë si vezët ose mishi i pulës duhet të jenë pjesë e vakteve kryesore. Përsa i përket pijeve, qëndroni tek uji dhe çajrat.

Ushqimet që duhet të shmangni

Nuk ka ushqime që janë rreptësisht të ndaluara në këtë dietë, por mirë është të ulni sasinë e ushqimeve të pasura me yndyrë dhe sheqer.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X