A ekzistojne vertet disa kura natyrale per te evituar antibiotiket tek femijet?

0 0

Shumë nëna mendojnë dhe kërkojnë të gjejnë më patjetër një zgjidhje natyrale në lidhje me një problem që fëmija mund të ketë, për të cilin shpesh konsiderohet si zgjidhja më e mirë përdorimi i antibiotikut. Ai kollitet shpesh dhe ka shume sekrecione, atëherë çfarë duhet të bëjë nëna?

Fillimisht tek mjeku

Sigurisht që këto janë këshilla orientuese dhe fëmija juaj duhet të vizitohet nga mjeku pediatër. Gjatë vizitës ju mund të bisedoni me të edhe në lidhje me mundësinë e përdorimit të metodave natyrale, të cilat mund të jenë të ndryshme.

Mënyra më e mirë është të forconi sistemin imunitar të fëmijës me anën e një përzierje mineralesh si: mangani, bakri dhe zinku të cilat mund të përmbajnë edhe vitaminën C dh seleniumin, të cilët janë dy antioksidantë të fuqishëm dhe mund të përdoren edhe tek fëmijët e vegjël, sigurisht në një dozë më të vogël.

Gjithashtu për fëmijën mund të përdorni në situata të ndryshme:

  • Aerosol me solucion fiziologjik dhe disa pika Klenil; mjalt me limon (nëse fëmija ka moshën e duhur) nëse fëmija ka kollë me sekrecione;
  • Një antibiotik natyral do të jetë edhe curcuma (erzë që gjendet në çdo supermarket) e përzier me mjalt. Ajo mund të përdoret kundër dhimbjes së fytit si edhe gjendjes gripale në përgjithësi. Këtë efekt do ta bëjë edhe më mirë nëse përziet me kanellë. Ndryshe nga medikamentet e tjera nuk ka efekt negativ në florën intestinale. Përgatitet duke përzier 100 gr mjalt, 1 lugë curcuma si edhe kanellë. E përzieni mirë dhe e ruani në një kavanoz në vend të freskët. Përdoret në çaj apo pije të tjera të ngrohta ose direkt duke e ngrenë. Mund të merret 1 lugë çaji 3 herë në ditë. Curcuma nëse hidhet në ushqimet e fëmijës shërben edhe kundër parazitëve të barkut.
  • Nëse fëmija juaj ka dhimbje veshi mund të përdorni disa mënyra natyrale, dhe një prej tyre është vaji i ullirit. Ai përgatitet duke e vendosur shishen e vajit brenda një ene me ujë që është duke vluar në mënyrë që vaji të ngohet pak (i vakët). Më pas hidhni pak vaj në një enë (tas apo gotë) dhe me anën e një pikatore pikoni 2-3 pika vaj brenda veshit të fëmijës. Vendosni një pambuk të vogël në vesh por mos e shtypni fort.
  • Në rast se tek fëmija juaj do të shfaqen parazitët e barkut ju mund të përdorni hudhër e cila ka veti të mëdha antibakteriale. Merrni 2-3 thelpinj hudhër shtypen dhe aplikohen në formë kremi në anusin e fëmijës në sasi shumë të vogla. Një zgjidhje tjetër do të ishte edhe vendosja e disa fletëve të qepës brenda në ujë përgjatë gjithë natës dhe këtë ujë më pas ta pijë fëmijës.

Lexoni edhe: Si ndikon konsumimi i lengjeve tek kolla? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X