A e ze lemza femijen ne bark?

0 0

Lemza nuk është një dukuri fiziologjike që ndodh tek fëmija vetëm pasi ka ardhur në jetë, ajo ndodh edhe kur ai është brenda barkut të nënës.

A është në gjendje nëna ta perceptojë lemzën?

Sigurisht që po! Ju ka ndodhur të ndieni, kryesisht gjatë muajve të fundit të shtatëzanisë lëvizje ritmike të cilat ndihen shumë mirë? Kjo është pikërisht lemza. Në të vërtetë fëmija fillon të praktikojë lemzën më parë se të mësojë të marrë frymë.

Cili është funksioni i lemzës tek fetusi?

Fetusi e përdor lemzën për t’u përshtatur në lidhje me jetën jashtë uterusit, dhe konkretisht ajo përfaqëson një lloj ushtrimi në funksion të përsosjes së frymëmarrjes nëpërmjet lëvizjes së muskujve të kafazit të kraharorit. Gjatë këtyre lëvizjeve fëmija mund të thithë pak lëng amniotik dhe lemza shërben pikërisht për të ndaluar futjen e këtij lëngu brenda në mushkëri. Gjithashtu lemza e mëson fëmijën si të sillet edhe në rast refluksi pas lindjes.

Kur ndihet më shumë lemza?

Në momentin që nëna kalon nga pozicioni ulur në atë shtrirë lëvizjet bëhen më intensive, si edhe pas konsumimit të një vakti të bollshëm. Lemza është një fenomen që ndihmon edhe nënën gjithashtu, pasi duke qënë se ajo e percepton shpesh atë sigurohet që fëmija është mirë. Pra nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar nëse ndieni disa dridhje brenda barkut tuaj. Është vogëlushi juaj që bën prova për jetën jashtë uterusit!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X