A do te sillnit ne jete nje femije te diagnostikuar me sindromen Down?

0 0

Fëmijët e lindur me sindromën Down kanë nevojë për një kujdes të veçantë nga ana e prindërve, menjëherë pas lindjes. Që në muajt e parë të jetës së fëmijës, prindërit duhet të bëjnë maksimumin që të lenë mënjanë ndjenjat dhe energjitë negative dhe të mundohen të favorizojnë pranimin dhe integrimin e fëmijës në jetën e familjes. Ai mund të ketë nevojë për ndërhyrje në fusha të ndryshme të zhvillimit dhe për pasojë gjithçka mund të bëhet e vështirë. Duke e njohur këtë fakt, shumë prindër stepen në momentin që marrin vesh gjatë shtatzanisë se janë duke sjellë në jetë një fëmijë me këtë sindromë, dhe kështu në disa raste janë në dilemë në lidhje me ndërprerjen apo jo të shtatzanisë.
Duke qënë se kjo shpesh bëhet tepër e vështirë kemi organizuar një sondazh në pernenat.al pikërsht për të pasur një rezultat të qartë të asaj që nënat do të bënin, sondazh i cili ka qënë i hapur për disa javë në portal. Gjithsej kanë marrë pjesë 610 votues ku 64% (518 votues) kane votuar jo, pra nuk do ta sillnin në jetë një fëmijë me këtë sindromë, dhe 36% (292 votues) kanë votuar po!

Por cilat janë arsyet e këtij vendimi? 

Diskutimi është bërë edhe ditën e enjte në “Koha të bisedojmë” ku nënat kanë dhënë mendimin e tyre.

Unë do ta sillja në jetë një fëmijë me sindromën Down!

  • Unë do ta sillja pasi ai fëmijë do të ishte pjesë e imja, fati im!
  • Nëna duhet të zgjedhë të pranojë fëmijën ashtu si ai është, ndryshe do të ishte egoizëm i mirëfilltë, ka shprehur një tjëtër nënë.
  • Patjetër që do ta sillja, nuk do të bëhesha vrasëse e krijesës time!
    Nëse zoti ma dërgon ashtu e pranoj, nuk mund ta diferencoj se ai ka këtë problem përkundrazi do ta doja më shumë.
  • Do ta sillja edhe pse është e dhimbshme të shikosh që krijesa jote është ndryshe nga të tjerët. Është mëkat për mua, të vrasësh krijesën tënde.
  • Kush jemi ne të selektojmë qëniet njerëzore? Kush jemi ne të mendojmë se ai fëmijë nuk ndien dhimbje edhe në momentin e abortit?
  • Unë nuk do të kisha guxim ta hiqja. Mendoj se zoti ta dhuron për një arsye dhe nëna nuk duhet të dojë fëmijën e saj nga pamja.

Shumë nëna do të ishin në dilemë para një situate të tillë dhe madje disa prej tyre shprehen se do ta ndërprisnin shtatzaninë!

  • Nuk di si të përgjigjem pasi të dyja anët kanë të mirat dhe të këqijat e veta. Por mendoj po kur unë nesër të mos jem kush do kujdeset për fëmijën tim?
  • Kjo është situatë e vështirë dhe mendoj se nuk do ta mbaja, por kurrë mos thuaj kurrë!
  • Nuk e di nëse do ta mbaja apo jo. Mendoj se askush nuk e di si do të reagonte një nënë kur të kuptonte se bebja e saj ka një problem. Kjo është botë e padrejtë.

Këto janë disa nga mendimet e nënave dhe sigurisht që secila prej tyre ka të drejtë në atë që mendon. Të sjellësh në jetë një fëmijë me këtë sindromë është po aq e vështirë sa edhe të abortosh, pra jo gjithçka fillon dhe mbaron tek ndërprerja e shtatzanisë. Nga njëra anë vështirësitë pas lindjes janë të mëdha, por përse nëna dhe babai nuk duhet të pranojnë fëmijën e tyre ashtu siç ai është? Ashtu si e ka thënë edhe një nënë më sipër “kush jemi ne të përzgjedhim kush do të vijë ne jetë dhe jo?”. Do të ishte më mirë që shtëpia juaj të ishte bosh dhe atje të mos shkelte këmba e një fëmije, të mos dëgjohej asnjëherë e qeshura dhe e qara e tij?
Ne nuk e dimë asnjëherë se çfarë suksesi vjen nga një fëmijë me sindromën Down, ashtu si nuk e dimë çfarë problemesh mund të ketë pas lindjes një fëmijë që nuk e ka këtë problem, dhe ndërsa ju këshillojmë të mos praktikoni abortin selektiv ju sjellim edhe një koment të fundit nga një nënë:

Unë kam një fëmijë me sindromën Down dhe është e vërtetë që shteti nuk jep asnjë ndihmë për ne por unë nuk do ta privoja atë fëmija nga jeta. Ata duan të jetojnë njësoj si ne, ka vështirësi por ka edhe shumë gëzim. Ndihem e privilegjuar që zoti më ka zgjedhur mua të rris këtë krijesë dhe aspak e persekutuar. Unë nuk zgjodha që fëmija im të ishte kështu por nga momenti që ky është një fakt dhe ai është krijuar mua nuk më ngelej gjë tjetër veçse ta pranoj dhe shijoj edhe anët pozitive!

Nga nenat pernenat 





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X