Lajmi i mirë është se ne mund t’i shpëtojmë këtyre momenteve të bezdisshme me lehtësi duke zbatuar disa hile që mund të rregullojnë menjëherë situatën.
1.Vijat e pantallonave që nuk do t’ju shqetësojnë
Është kaq zhgënjyese kur vishni veshjet, fundet apo pantallonat tuaja të preferuara dhe më pas kuptoni se kini vija të dukshme të brendshmesh nga mbrapa. Në vend të kësaj, investoni paratë tuaja dhe merrni të brendshme që nuk tregojnë vija apo nuk ndikojnë në format e trupit. Do të jenë perfekte. Veçanërisht kur vishni pëlhura delikate. Dhe nëse keni nevojë për një rregullim të menjëhershëm, thjesht prisni një palë geta dhe përdorini ato si të brendshme.
2.Kthejeni flokët tuaj të çrregullt në një stil mjaft të “nxehtë:
Flokët e çrregullt mund të shkaktohen nga çdo gjë, qoftë kjo një ditë me erë apo fakti që thjesht nuk duket sikur i lani flokët. Por çfarë ndodh kur duhet të dukeni mrekullueshëm, por nuk keni kohë për dush? Thjesht fërkoni flokët tuaj me një pudër ose shkumë dhe do të dukeni si ndonjë personazh i famshëm.
3.Këpucët e rrëshqitshme nuk do ta prishin momentin tuaj të bukur.
Nëse do të shkoni në një festë ose keni një takim të veçantë, patjetër që do të vishni disa këpucë të këndshme. Por nganjëherë këpucët me pamje të mirë janë jashtëzakonisht të pakëndshme, veçanërisht nëse janë të reja. Thembra mund të jetë shumë e rrëshqitshme dhe shanset që ju të bini poshtë janë të mëdha. Për ta rregulluar këtë, përdorni ngjitës të nxehtë. Vendosni ngjitës një pjesë të vetme nën këpucën tuaj dhe problemi do të zgjidhet.
Përdorni limon nëse keni erë shumë të keqe djerse. Është një metodë e vjetër që vret në mënyrë efektive bakteret. Prijeni në feta limonin dhe fërkoni me të sqetullat. Bëjeni një herë në ditë para dushit dhe do të shihni që gjërat do të ndryshojnë.
5.Nuk ka më këpucë që mbajnë erë të keqe. Thjesht vendosni pak sodë buke në këpucë përpara se të shkoni diku, në mënyrë që të thithë të gjithë aromën dhe djersën.
6.Përdorni deodorant për ballin tuaj.
Kur është nxehtë dhe djersini pjesa ku duket më shumë në fytyrë është mes vetullave dhe mbi to. Disa blogerë sugjerojnë përdorimin e deodorantit. Po, deodorant në fytyrë.
Por sigurohuni që produkti është përgatitur me përbërës natyralë për të mos dëmtuar lëkurën tuaj të fytyrës.
7.Harrojini rrobat që ngjiten duke përdorur llak flokësh ose deodorant.
Mund të dukeni dhe të ndiheni të mrekullueshëm, por pasi të keni ecur disa kilometra, fundi juaj ose fustani do të fillojë të ngjitet në këmbët tuaja. Fatkeqësisht, është elektriciteti statik që e prish momentin tuaj.
Në rast se nuk keni një produkt të veçantë antistatik në dorë, aplikoni pak llak flokësh ose deodorant në rrobat tuaja përpara se të dilni jashtë.
8.Për ata që aplikojnë vetë xhelin e thonjve.
Aplikimi i pllakës së xhelit është një procedurë mjaft e gjatë. Por, sikur të përfundosh dhe në fund sheh që duart të ngjisin disi. Merrni një produkt që heq këto pllaka ose diçka që përmban alkool dhe pëdoreni për ta hequr ndjesinë ngjitëse por kini kujdes, pasi nuk duhet të merrni aceton.
9.Thuajini lamtumirë puçrave!
Ndiheni keq kur gjeni një puçërr në fytyrën tuaj. Por a e dinit se mund ta shkaktoni pasi po e fshini fytyrën me një peshqir? Nëse e bëni këtë, sigurohuni që është një peshqir i pastër pasi ata që janë të ndotur mund të jenë një habitat i përshtatshëm për bakteret.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu