8 zakone te mira ne lidhje me higjenen e femijes

0 0

Një higjenë e mirë duhet t’i mësohet fëmijës që në moshë të vogël. Ja cilat janë 9 zakonet më të rëndësishme që duhet të dijë ai.

  1. Higjena orale

Kjo duhet të përfshihet në rutinën ditore të fëmijës që në momentin që del dhëmbi i parë.

  1. Higjena e duarve

Ai duhet të dijë se thonjtë janë një burim shumë i rrezikshëm bakteriesh. Gjthashtu duhet të mësohet që në moshë të vogël të lajë shpesh duart.

  1. Banjoja e përgjithshme

Ai mund ta dojë ose ta urrejë banjon megjithatë ju nuk duhet të hiqni dorë. Fëmija juaj duhet ta pranojë atë si një ritual shumë të rëndësishëm pasi në këtë mënyrë trupi i tij do të jetë më i pastër.

  1. Higjena e këmbëve

Duke mbajtur një higjenë të mirë të këmbëve do të ulet dhe mundësia e shfaqjes të një arome të keqe. Mbani mend se me rritjen tek fëmija do të shfaqet edhe aroma e pakëndëshme e këmbëve dhe ai duhet të mësohet që në foshnjëri për rëndësine e këtij proçesi.

  1. Një higjenë e mirë edhe në tualet

Pasi fëmija juaj ka hequr bebelinën duhet të filloni t’i mësoni atij disa zakone të mira. Një prej tyre është edhe pastrimi i tualetit me ujë, si edhe higjena personale.

  1. Mënyra e kollitjes dhe teshtimës

Fëmija juaj duhet të dijë se ndërsa kollitet apo teshtin duhet të vendosë dorën para fytyrës. I shpjegoni se kështu do të shmangë ngjitjen e infeskioneve.

  1. Pastrimi i shtëpisë

Qoftë vajzë apo djalë fëmija juaj duhet të mësohet që në moshë të vogël me rregull dhe pastërti. Fillimisht mund ta mësoni të kujdeset dhe mbledhë nga toka lodrat e veta.

  1. Kujdesi i flokëve

Ai duhet të ketë flokët të shëndetshëm dhe të fortë në të ardhmen, duke u mbrojtur gjithashtu edhe nga shfaqja e koreve, parazitëve apo problemeve të tjera. Fëmija duhet të lajë dhe krehë rregullisht flokët.

 

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X