7 sinjalet qe tregojne se bebi juaj ka vape

0 0

Një bebe nuk është në gjendje të vetërregullojë temperaturën e trupit prandaj duhet të bëni kujdes në këto ditë të nxehta, pa harruar ta bëni këtë edhe gjatë ditëve të dimrit ndërsa mbani në shtëpi një ngrohëse të ndezur. Sipas American Academy of Pediatrics, prindërit duhet të tregojnë kujdes pasi mbinxehja e trupit mund të shkaktojë edhe SIDS.

Si të kuptojmë kur një bebe ka vapë, pra trupi është tejnxehur?

  • Është shumë i kuq në fytyrë. Nëse shfaq edhe temperaturë apo të vjella duhet të flisni menjëherë me mjekun.
  • Qan vazhdimisht. Pasi e keni ushqyer edhe ndërruar bebelinën duhet të shikoni edhe temperaturën e dhomës apo veshjen e tij.
  • Fëmija ka djersitur. Nëse qafa, shpina apo kraharori janë të nxehtë apo të djersitur duhet të ndërhyni duke e lehtësuar veshjen apo duke i bërë një banjo, duke freskuar dhomën etj.
  • Mungesa e gjumit. është normale që fëmija nuk do të flejë përgjatë gjithë natës, por nëse e shikoni tepër aktiv gjatë orëve që duhej të ishte në gjumë duhet të merrni në konsideratë edhe vapën.
  • Mungesë të energjive. Ne kete rast i lani fytyren
  • Të vjella të shpeshta. Shkoni menjëherë në spital.
  • Rritje të rrahjeve të zemrës. Presioni që shkakton vapa në organizmin e fëmijës e bën zemrën të rrahë më shpejt. Përpiquni ta freskoni menjëherë.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X