7 shenjat që tregojnë se martesa juaj po shkon drejt fundit

0 0
  1. Ju nuk keni më besim tek njëri-tjetri

Në një marrëdhënie të shëndetshme, ju nuk keni frikë dhe keni dëshirën e mirë për të ndarë çdo sekret dhe çdo pjesë të errët të vetes suaj. Por nëse nuk keni besim, kjo tregon se nuk ndiheni mjaftueshëm të sigurt me njëri-tjetirn.

  1. Partneri nuk ju tërheq më

Kjo mund të na ndodhë të gjithëve me një person që sapo kemi filluar ta njohim: njëherë mund të na pëlqejë dhe kur e shohim herën tjetër nuk ka tërheq aspak. Por kur kjo gjë ndodh me partnerin tuaj, atëherë është një shenjë e keqe për marëdhënien tuaj.

  1. Komunikimi është shuar totalisht

Nëse keni provuar gjithçka dhe sërish nuk doni ta dëgjoni më njëri-tjetrin, kjo tregon mungesë të komunikimit. Në një gjendje të tillë, shumica e çifteve shkojnë drejt divorcit.

  1. Rrallë tregoni afrimitet fizik

Mungesa e intimitetit fizik është hapi i parë që pason nga ndarja finale.

  1. Marrëdhënia të bën të ndihesh keq me veten

Nëse vazhdimisht vini në pikëpyetje vlerat tuaja, ju duket se gjithmonë po bëni gabim, kjo është një shenjë se po humbisni veten në këtë marrëdhënie.

  1. Ndjenjat negative mbizotërojnë ndaj atyre pozitive

Kjo nuk do të thotë se nuk do të keni asnjëherë ndjenja negative, por duhet të gjeni mënyrën për t’i shkarkuar sa më shëndetshëm. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë marrëdhënia juaj ka probleme serioze. Inati dhe negativiteti ka ndikim shumë të keq në martesë.

  1. Ndjeni përbuzje ndaj partnerit

Përbuzja është ndër ndjenjat më të këqija në një marrëdhënie. Nëse filloni ta ndjeni, vështirë të ketë kthim pas.

Lexo edhe: Kur flirtimi kalon cakun, a mund te quhet tradhti?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X