7 efektet pozitive të aloe verës në shëndet

0 0

Aloe vera është një bimë që njihet gjerësisht për efektet e saj pozitive si në shëndetin tonë edhe në kozmetikë. A i dini të gjitha përdorimet e saj?

7 efektet pozitive të aloe verës në shëndet

Lehtëson urthin

Ndonjëherë çrregullimet e tretjes shkaktojnë djegie të urthit, por konsumi i një sasie të vogël të xhelit të aloe verës në orarin e ushqyerjes lehtëson këtë dhe të tjera probleme që lidhen me tretjen.

Mban ushqimet të freskëta

Nëse aplikoni pak xhel nga aloe vera në zarzavatet dhe frutat tuaja, ato qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë.

Një alternativë për produktet e higjienës së gojës

Në një studim të vitit 2014 studiuesit zbuluan se ekstraktet e aloe verës kanë efekt në mbrojtjen e shëndetit dentar dhe pa efekte anësore siç mund të kenë lëngjet me bazë kimike.

Ul sheqerin në gjak

Nëse konsumoni 2 lugë me xheli ne aloe verës, nivelet e sheqerit do të ulen për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Kjo nënkupton se në të ardhmen aloe vera mund të merret në konsideratë për të trajtuar të sëmurët diabetikë.

Një laksativ natyral

Aloe vera konsiderohet si një laksativ natyral dhe rezulton se ndihmon në lehtësimin e simptomave të kapsllëkut.

Trajton lëkurën

Ju mund të përdorni aloe vera për të mbajtur lëkurën tuaj të pastër dhe të hidratuar.

Mund të luftojë kancerin e gjirit

Një studim i ri tregon se një përbërës në gjethet e aloe verës ngadalëson zhvillimin e kancerit të gjirit.

Lexo edhe: Perfitimet qe keni nga aloe vera






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X