Shfaqja e rrathëve të zinj poshtë syve të fëmijës nuk është diçka normale si tek të rriturit, megjithatë edhe ato kanë një arsye se përse shfaqen. Mund të jenë një shenjë e një problemi me alergjinë apo një problem tjetër, por mund të jenë edhe një shenjë që ju tregon se fëmija ka qënë i lodhur apo i ekspozuar ndaj alergjentëve irritues. Në rastet më të rralla dhe më të rënda mund të sinjalizojnë edhe praninë e një tumori të nervave.
Le të shohim arsyet se përse shfaqen rrathët e zinj poshtë syve të fëmijës
-
Lëkura e hollë dhe delikate e fëmijës në atë zonë i bën enët e gjakut të duken edhe më të errëta.
-
Disa bebe e kanë lëkurën edhe më të hollë se të tjerët, dhe kjo i bën rrathët edhe më të theksuar.
-
Rrathët e zinj poshtë syve mund të trashëgohen nga një familjare nëse i ka.
-
Fëmija është shumë i lodhur. Në këtë rast fëmija do të jetë më i zbehtë dhe rrathët do të theksohen më shumë.
-
Në disa raste mund të shkaktohen nga reaksione alergjike, ekzema, infeksione bakteriale në zonën e sinusevem infeksione në aparatin e frymëmarrjes, apo dehidratimi.
-
Mund të shkaktohen edhe nga alergjitë në aparatin e frymëmarrjes, hunda e zënë etj.
Në të gjitha rastet duhet të flisni me mjekun për të qartësuar problemin.
Si duhet të veprojmë?
-
Sigurohuni që fëmija të jetë duke fjetur mjaftueshëm, të hajë mirë, të pijë mjaftueshëm, të fitojë peshën e duhur.
-
Nëse shkaku është një alergji, duhet ta mbroni fëmijën nga alergjenët si për shembull poleni, pluhuri etj. Pastroni herë pas here sytë e fëmijës me një copë shumë të pastër të zhytur në ujë të ngrohtë.
-
I pastroni dhe prisni vazhdimisht thonjtë e fëmijës në mënyrë që të mos jenë në kontakt me sytë apo fytyrën.
Lexoni dhe: Pse sytë e të porsalindurit janë të lëngshëm?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu