6 gjërat që duhet të dini për kungullin e njomë

0 0

Një nga ushqimet më të përdorura në verë, është kungulli i njomë. A i dini vetitë ushqyese të tij?

Së pari, sa kalori ka kungulli i njomë?

Jo shumë, në të vërtetë kungulli i njomë është shumë i ulët në kalori, një racion ka rreth 19 kalori. Dhe për shkak se është kaq i gjithanshëm, ju mund të shijoni këtë ushqim me kalori të ulëta në kaq shumë receta të ndryshme, nga  të skuqur, të pjekur deri tek përbërjet e salcave të ndryshme.

Mund të hani lulet

Edhe pse kungulli i njomë shërbehet si një perime, teknikisht është një frut sepse vjen nga një lule: rritet nga një lule e artë që lulëzon nën gjethe. Kungujt nuk shiten në dyqan ushqimesh, por mund t’i gjeni në tregjet e fermerëve. Dhe këto bukuri nuk janë thjesht për t’u pare, ju mund t’i hani ato. Mënyra më e zakonshme për t’i përgatitur është t’i skuqni.

Kungulli i njomë mund të jetë i mirë për zemrën

Kungulli i njomë ka një sasi të mirë kaliumi: 295 miligram për filxhan, ose 8% të vlerës së rekomanduar ditore. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kaliumi mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut sepse zvogëlon efektet e dëmshme të kripës në trupin tuaj. Studimet sugjerojnë se rritja e konsumit tuaj të kaliumit (gjithashtu frenon natriumin) mund të zvogëlojë rrezikun për ishemi dhe gjithashtu mund të ulë shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës. Kungulli i njomë është gjithashtu i pasur me vitaminën C, e cila shërben si antioksidues që mund të ndihmojë që rreshtimi i qelizave të gjakut të funksionojë më mirë, duke ulur presionin e gjakut dhe duke parandaluar bllokimin e arterieve.

Mund ta gatuani me makarona ose në vend të tyre

Sigurisht, ju mund të shtoni kunguj të njomë në recetat tuaja të makaronave, por gjithashtu mund t’i përdorni në vend të tyre. Të ashtuquajturat “zoodles” janë një alternative e shkëlqyeshme e makaronave dhe mund të bëhen lehtësisht me ndihmën e disa pajisjeve të kuzhinës.

Nuk është gjithmonë i gjelbër

Ju mund të jeni mësuar të shihni një perime që është e gjelbër, por kungulli ka një larmi ngjyrash si nuanca të ndryshme të së gjelbrës, ose dhe të verdhë.

Ka një origjinë ndërkombëtare

Kjo kulturë dallon që në vitet 5500 para Krishtit, ku më së shumti konsumohej në Amerikën Qëndrore dhe Jugore.

Lexo edhe: Kungull i njomë për fëmijën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X