Shpesh fëmijët bëjnë disa veprime të cilat ne prindërve na shqetësojnë shumë por njëkohësisht edhe na vendosin në siklet.
Cilat janë ato?
- Përplasja e kokës pas krevatit
Zakonisht fillon nga muaji 18-24 dhe kjo ndodh për arsye të ndryshme (për t’u qetësuar pasi i ka dalë gjumi duke qënë se ky është një veprim ritmik, për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve duke qënë se e çon vëmendjen diku tjetër, shpreh emocionet e tij negative, dëshiron të tërheqë vëmendjen etj).
Në këtë rast ju nuk duhet ta ndaloni, kjo pasi veprimi do të bëhet më tepër i theksuar. Ju këshillojmë t’i tërhiqni vëmendjen me diçka tjetër.
- Fut gishtin në hundë
Kjo mund të ndodhë si pasojë e stresit, apo e kuriozitetit, dhe në këtë rast nuk duhet të ndërhyni apo ta ndëshkoni fëmijën. E mbani fëmijën të zënë me diçka në mënyrë që të mos e mendojë si alternativë vendosjen e gishtit në hundë.
- Ha thonjtë
Zakonisht ndodh si pasojë e stresit por mund të ndodhë edhe në mënyrë spontane. Këshillohet që fëmija të luajë sa më shumë në ajër të pastër në mënyrë që të shkarkojë të gjithë tensionin dhe nervozizmin e tij. Përpiquni gjithashtu që t’ja mbani duart të zëna me diçka, për shembull një pikturë, ngjyrosje etj.
- Thotë fjalë të pista
Duhet t’i shpjegoni se nuk duhet të shprehet në atë mënyrë, sepse ato janë fjalë jo të mira. Nëse i thotë në moment inati duhet t’i shpjegoni fjalët që mund të përdorë si alterantivë. Ai duhet të dijë se këto fjalë i lëndojnë njerëzit dhe tregojnë mungesë respekti. Dhe sigurisht që duhet të evitoni përdorimin e tyre para fëmijës. Mbani mend se fëmija juaj është një sfungjer që vetëm thith!
Lexoni edhe: Disa arsye perse tekat e femijes jane dicka “pozitive”
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu