5 gabimet që nënat bëjnë më shpesh kur pastrojnë bebat

0 0

Menjëherë pas lindjes së fëmijës tuaj, ju e gjeni veten duke u marrë me përgjegjësi të reja. Ushqyerja e foshnjës, rutina e tij e gjumit etj, ju bëjnë gjithmonë të shqetësoheni për diçka. Në fund të fundit, si prindër, ju mendoni se një nga qëllimet tuaja kryesore është të siguroheni që i vogli juaj është i pastër dhe i shëndetshëm. Por, pa marrë parasysh se sa përkushtoheni, mund të ketë disa gjëra në të cilat po gaboni duke mos pasur një ekspert që t’ju mbikëqyrë.

Më poshtë ju tregojmë disa nga gabimet që nënat bëjnë më shpesh dhe çfarë duhet të bëni:

  1. Mos e lani të voglin tuaj më shpejt se ç’duhet

Siç e dimë të gjithë, foshnjat nuk vijnë në botë siç na shfaqen nëpër reklama. Ato janë të mbuluara me lëkura të rrëshqitshme ose të lëmuar, të cilat më së shumti pastrohen nga mjeku. Kjo mund të bëjë që ju të doni ta lani të voglin tuaj sa më shpejt që është e mundur. Megjithatë, një gjë që mund të dëshironi të mbani mend është që ju duhet të prisni derisa kordoni i kërthizës të thahet dhe të bjerë. Zakonisht duhet një javë për këtë kështu që deri atëherë mos e lani foshnjën tuaj. Gjatë kësaj kohe mund të përdorni sfungjer të butë e të lëmuar për ta pastruar. Lëkura e rrëshqitshme ose e lëmuar që përmendëm më sipër është një mbulesë mbrojtëse e quajtur vernix. Ajo zhduket vetë brenda një jave, nuk është e nevojshme që ta pastroni atë me dush, kremra apo shampoo.

  1. Mos e lani shpesh foshnjën tuaj.

Banja e shpeshtë që mund t’i bëni foshnjës suaj mund të çojë në heqjen e vajrave natyrore, të cilat në të vërtetë kanë për qëllim të mbrojnë lëkurën e tyre. Banja e shpeshtë konsiderohet atëherë kur ju e lani foshnjën tuaj më shumë se tri herë në javë, në vitin e parë të jetës së tij. Kjo mund ta bëjë lëkurën e tyre të thatë dhe të pambrojtur, gjë që gjithashtu mund të shkaktojë ekzemë. Në të vërtetë, përveç pjesës së pelenës dhe jargëve të të vocklit tuaj, pjesa tjetër e trupit të tij nuk bëhet pis. Pra duke i larë ata dy herë në javë është një kohë e mjaftueshme për t’i mbajtur të pastër dhe të sigurt.

  1. Mund të jeni duke përdorur shumë produkte

Lëkura e foshnjës është delikate, dhe kështu është edhe sistemi i tyre imunitar. Kimikatet dhe aromat e pranishme në produktet e foshnjës mund të rezultojnë me tharje, acarim dhe skuqje të lëkurës. Pra, përpiquni të merrni produkte sa më të thjeshta që gjeni në dyqane dhe sigurohuni që ato janë shumë të buta. Gjithashtu, kufizoni përdorimin e produkteve me aromë të lëkurës së foshnjës sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse mendoni se lëkura e të voglit tuaj është shumë e thatë, lyejeni atë vetëm në zonat e prekura.

  1. I bëni banjë me ujë shumë të ngrohtë ose me ujë të ftohtë.

Siç u tha më parë, lëkura e një fëmije është delikate kështu që është e rëndësishme që ju të siguroni temperaturën e duhur. I vogli juaj do ta pëlqejë banjën e tij me ujë as shumë të ngrohtë, as shumë të ftohtë.

  1. Mbani gjithçka që ju nevojitet afër

Është e rëndësishme që kurrë të mos e lini të voglin tuaj pa e mbikëqyrur kur e lani. Pra mbani gjithçka afër, që nga sapuni, locionet, peshqiri etj. Në këtë mënyrë ju nuk do t’ju duhet ta lini atë në ujë ndërsa shkoni të merrni produktet e sipërpërmendura.

Shpresojmë që këto këshilla të jenë të dobishme për ju. Nëse keni edhe ju këshilla të tjera që doni t’i ndani me nënat e tjera mund të na komentoni këtu ose poshtë linkut në Facebook. Paçi fat nëna!

Lexo edhe: Si ta lajme nje bebe te vogel?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X