Ndërsa jeni duke pritur fëmijën tuaj duhet të mendoni se çfarë është vërtet e nevojshme për t’u blerë dhe një prej tyre është seti i karrocës (trio). Është vërtet i domosdoshëm ky set?
Ja 5 arsyet pse të mos e bleni
1.Sigurisht që motivi i parë për të mos e blerë është nëse dikush mundet t’jua dhurojë, nuk ka rëndësi nëse është e përdorur. Çmimi i një seti të tillë është shumë i lartë dhe mund të themi se fillojnë nga 40.000 leke. Përse të bënit një shpenzim të tillë kur do t’ju duhen edhe shumë gjëra të tjera gjatë dhe pas shtatëzanisë? Por nëse ju keni vendosur ta blini dhe nuk po ofrohet askush për t’jua dhuruar mund të shikoni si alternativë blerjen e saj në një dyqan me sende fëmijësh të përdorura. Mund ta gjeni me një çmim shumë më ekonomik dhe në gjendje shumë të mirë.
2.E dini se aksesori i parë i karrocës, pra ai që përdoret që në fillim pas lindjes në të përgjithësi nuk përdoret më shumë se 6 muaj, kjo pasi zakonisht nëna në atë kohë i rikthehet punës dhe nuk ka shumë kohë të shëtisë me fëmijën? Gjithashtu bebi juaj nuk do të ketë shumë nevojë për këtë aksesor, pasi ai tani do të qëndrojnë më shumë gjatë zgjuar dhe duke qënë se ajo është e shtrirë (formë djepi) nuk është e përshtatshme për ta vendosur. Fëmija tani do ta ketë më të pëlqyer qëndrimin në pozicion ulur, i cili i ofron atij mundësinë të vështrojë përreth. Në përgjithësi djepi pas pak kohësh do të përfundojë në një cep të shtëpisë apo në garazh. Në vend të kësaj mund të blinit një karrocë e cila do të jetë e përshtatshme për fëmijën që nga lindja dhe deri në moshën 2-3 vjeçare.
3.Shumë prindër zgjedhin të blejnë një karrocë në set pasi ajo përmban edhe pjesën që vendoset në makinë (sexholino), modeli i së cilës në përgjithësi mund të përdoret deri në një peshë prej jo më shumë se 10 kg, pra pas pak muajsh do t’ju duhet të blini një tjetër sexholino, dhe pjesa e karrocës të dalë jashtë përdorimit. Para se të blini karrocën mund të shikoni mundësinë e blerjes së një sexholinoje që mund të përdoret nga lindja dhe deri në një peshë prej 18-36 kg. kjo do të jetë diçka që do t’ju bëjë të kurseni para.
4.Nëse gjatë muajve të parë pas lindjes së fëmijës keni menduar të përdorni marsupin apo fashot, blerja e një seti do të ishte e panevojshme, kjo sepse ju do të dilni shumë pak me karrocën duke qënë se fëmijën do ta lidhni pas vetes. Pra edhe për këtë arsye djepi i setit do të jetë një objekt i panevojshëm. Ky është një fakt që mund të merrni në konsideratë nëse po mendoni të blini një karrocë në set (trio).
5. Në përgjithësi, materiali i karrocave trio është shumë i fortë dhe i rëndë, dhe për këtë arsye mund të mos jetë shumë praktike përdorimi i saj, sidomos nëse jetoni në apartament dhe do t’ju duhej që ndoshta në një moment të ngjisnit e vetme nëpër shkallë edhe fëmijën edhe karrocën.
Çfarë mund të gjeni si alternativë? Është shumë e thjeshtë. Karroca e fëmijës nuk do të përdoret për një kohë shumë të gjatë, dhe madje mund të themi se për disa fëmijë është një objekt i padëshiruar që në muajt e parë të jetës. Në vend të një seti trio me çmim të shtrenjtë dhe pjesë që ndoshta mund të jenë të panevojshme brenda një periudhe të shkurtër kohore, mund të blini një karrocë më ekonomike e cila mund të përdoret nga lindja, e cila nuk përmban aksesorë shtesë, pra është nje pjesë e vetme. Përsa i përket sexholinos mund të bleni një të përshtatshme që në lindje e cila mund të kushtojë rreth 5.000 lek të reja nëse do të blihet në dyqan, dhe sigurisht me cmim më të lirë nëse do të blihet e përdorur. Edhe nëse karroca do të kushtojë rreth 15.000 lek të reja, mund të themi se diferenca e të hollave është e konsiderueshme.
Sigurisht që një trio është më e bukur për syrin, por jo për xhepin!
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
Emra mysliman per bebe
Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...
Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...
Rritje e numrit të lindjeve...
Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu