5 arsyet me te shpeshta pse femija s’ka oreks

0 1

Shpesh fëmijët nuk kanë oreks, madje refuzojnë edhe ushqimet e tyre të preferuara. Kjo gjë është shumë shqetësuese për nënat të cilat shqetësohen nëse fëmija e tyre është duke ngënë mjaftueshëm. Gjithsesi është e zakonshme për fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç të kenë luhatje oreksi në varësi të ritmit të rritjes, niveleve të energjisë së ruajtur dhe gjendjes emocionale. Por nëse humbja e oreksit shoqërohet nga rënia drastike e peshës atëherë ju duhet të konsultoheni me pediatrin tuaj.

Këto janë arsyet më të shpeshta që shkaktojnë humbjen e oreksit tek fëmijët.

Ritmi i ulët i rritjes

Ndryshimet në ritmin e rritjes mund të shkaktojnë çrregullime të oreksit tek fëmijët. Gjatë vitit të parë fëmijët rriten shpejt, por gjatë vitit të dytë rritja fillon të ngadalësohet. Ndaj ata nuk kanë më nevojë për të njëjtën sasi ushqimi, për këtë arsye oreksi i tyre do të ulet ndjeshëm.

Stresi

Stresi mund të ketë shumë efekte negative tek fëmijët, ndër to edhe humbje oreksi. Nëse fëmija juaj e ka humbur paksa interesin për ushqimin dhe ka probleme me gjumin atëherë shkaktar mund të jetë edhe stresi. Në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën tuaj të rifitojë oreksin, ju duhet të gjeni shkakun e stresit të tij dhe ta eleminoni atë.

Anoreksia

Ndonjëherë fëmijët zhvillojnë një ndjenjë negative ndaj ushqimit dhe zgjedhin të mos e konsumojnë atë për një kohë sa më të gjatë, madje ekzistojnë edhe në rastet kur konsumojnë ushqime të cilat janë jo të mjaftueshëm të pasura me lëndë ushqyese dhe i  “pushton” një ndjenjë faji pas konsumimit të tyre. Nëse fëmija juaj shfaq episode të tilla, të shoqëruara me humbje peshe, atëherë ai po vuan nga anoreksia dhe ka nevojë për ndihmën e mjekut.

Medikamentet

Nëse se fundmi fëmija është trajtuar me antibiotikë, mund të ketë më pak oreks për të ngrënë se ditët normale. Humbja e oreksit është efekt anësor i zakonshëm për disa lloje antibiotikësh apo disa lloje të tjera medikamentesh.

Konstipacioni

Lëvizja e çrregullt e zorrëve mund të shkaktojë konstipacion tek fëmijët dhe humbja e oreksit është një simptomë e zakonshme e konstipacionit. Por mos u shqetësoni sepse pas “lirimit” nga konstipacionit, oreksi i fëmijës do të rikthehet si më parë.

Lexoni dhe: Mungesa e oreksit te bebet 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X