4 ushqimet që mund të përmirësojnë dëgjimin tuaj

0 2

Mineralet dhe vitaminat kanë luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë dhe në funksionimin efektiv të trupit tonë. Ne marrim minerale duke konsumuar bimë të ndryshme të cilat i thithin këto minerale nga toka dhe konsumojmë mish nga kafshët që kullotin nëpër këto bimë. Një shembull është kalciumi për dhëmbë dhe eshtra të forta.

Por a mund të ndikojë ushqimi në dëgjimin tuaj? Sipas studiuesve, përgjigja është po.

1.Kaliumi.Kaliumi rregullon sasinë e lëngjeve në indet e trupit tuaj dhe në gjak. Kjo është e rëndësishme për të përmirësuar dëgjimin pasi në veshin e brendshëm të njeriut ka lëngje. Veshi i brendshëm është pjesë e veshit që përkthen zhurmat që dëgjojmë rreth nesh në impulse që truri ynë e interpreton si tingull. Veshi i brendshëm varet nga kaliumi dhe prandaj është e domosdoshme që të kemi një dietë të pasur me kalium. Me kalimin e viteve, këto nivele për fat të keq bien dhe kjo mund të jetë një nga shkaqet e “presbycusis”, lloji më i zakonshëm i humbjes së dëgjimit sensorineural të shkaktuar nga plakja natyrore. Ushqime të pasura me kalium janë bananet, avokadot, patatet, spinaqi, qumështi, portokalli, kajsia, domatja, fasulet dhe kosi.

2.Acidi folik. Studimet tregojnë se acidi folik është jetësor për aftësinë e trupit tuaj për të gjeneruar një rritje të re të qelizave. Të rriturit me nivele të ulëta të acidit folik në gjakun e tyre kanë më shumë gjasa të zhvillojnë “presbycusin”. Hulumtimi thotë se vitaminat që përmbajnë acid folik mund të ngadalësojnë humbjen e dëgjimit. Trupi përdor acid folik për të metabolizuar homocistin, një përbërës inflamator që zvogëlon qarkullimin e gjakut. Qarkullimi i mire i gjakut është i rëndësishëm në mënyrë që qelizat e veshit të brendshëm të jenë të shëndetshme dhe të punojnë siç duhet. Ushqimet e pasura me acid folik janë mishi, asparagus, brokoli dhe spinaqi.

3.Zink. Zinku nxit sistemin imunitar të trupit tuaj dhe është gjithashtu përgjegjës për rritjen e qelizave dhe për shërimin e plagëve. Kjo do të thotë se zinku është i dobishëm për t’u mbrojtur nga mikrobet që shkaktojnë infeksion në vesh. Ushqimet e pasura me zink përfshijnë mishin e viçit, mishin e derrit dhe pulën, bajame, kikirikë, fasule, bizelet, thjerrëzat, çokollatë të errët, tërshëra, rrushi, kuinoa, boronica të thata dhe fijet e arrës së kokosit

4.Magnezi. Hulumtimi i kryer në Universitetin e Miçiganit, Kresge Hearing Research Institute, ka treguar se njerëzit që trajtohen me magnez janë të mbrojtur nga humbja e dëgjimit. Studiuesit besojnë se arsyeja për këtë është aftësia e magnezit për të luftuar efektet e radikaleve të lira të krijuara nga zhurma me zë të lartë, duke vepruar si një pengesë që mbron qelizat në veshin e brendshëm. Mungesa e magnezit adekuat në veshin e brendshëm bën që enët e gjakut të tkurren si rezultat i mungesës së oksigjenit. Ushqimet e pasura me magnez përfshijnë fruta dhe perime, të tilla si banane, karçof, patate, spinaq, domate dhe brokoli.

Lexo edhe: Ushqimet qe na zgjasin jeten

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X