Shumë prindër kanë frikë se janë të fundit që marrin vesh nëse fëmija i tyre ka proleme apo përballet me vështirësi. Detyra për të mbrojtur fëmijën lind që në momentin që bëheni prind, por sa më shumë rriten fëmijët, aq më të vështirë e kanë prindërit t’u besojnë prindërve problemet dhe emocionet e tyre.
Psikologu Daniel Koh shpjegon se kur fëmijët rriten, ata zhvillojnë një ndjenjë privatësie, pavarësie dhe individualiteti. Ky kombinim shkakton një hendek në komunikimin e prindit me fëmijën, veçanërisht kur ka mungesë mirëkuptimi dhe prindërit janë të rreptë.
Si mund ta inkurajoni fëmijën të besojë te ju?
HAPI 1: Kaloni më shumë kohë bashkë
Hani të paktën njëherë në javë bashkë.
Shkoni me pushime së bashku.
Festoni ditëlindjet së bashku.
Luani sporte ose aktivitete të ndryshme fizike.
HAPI 2: Gjeni momentin e përshtatshëm për të folur
Nëse e dini se fëmija juaj ka pasur një ditë stresuese në shkollë dhe sapo është kthyer në shtëpi, duhet t’i jepni kohë dhe hapësirë të qetësohet dhe të flasë kur të ndihet gati. Gjuha e trupit të fëmijës mund t’ju japë shenja nëse është momenti i duhur për të folur apo jo.
Shikoni për ndryshime të tilla si:
Fëmija largohet, afrohet sërish duke u përpjekur të thojë diçka.
E ka të vështirë t’ju shohë në sy.
Shtrëngojnë grushtat.
Nuk bëjnë ndonjë shprehi në fytyrë.
Nuk ju përgjigjen.
HAPI 3: Praktiko të dëgjuarin aktiv
Ndonëse mund të jetë e vështirë të përmbahesh kur ofron këshilla për fëmijën tënd, psikologët thonë se duhet t’i dëgjoni me shumë vëmendje sepse e kundërta do t’i bëjë fëmijët të ndihen më keq dhe sikur ju po i mohoni emocionet dhe ndjenjat e tyre.
Pyetjet që duhet t’i drejtoni fëmijës duhet të jenë shumë specifike lidhur me atë që ju ka rrëfyer më parë.
Çfarë ju mërziti kaq shumë nga kjo që ndodhi?
Çfarë do të doje të kishin bërë ndryshe shokët e klasës?
A ke nevojë për ndihmën time?
HAPI 4: Kujdes me mënyrën si reagoni
Është e rëndësishme të kontrolloni reagimin tuaj ndaj asaj që thotë fëmija. Asnjëherë mos e shpërfillni atë që ndjen fëmija po as mos reagoni në mënyrë impulsive. Nëse po acaroheni shumë nga kjo bisedë, më mirë prisni sa të qetësoheni dhe rifilloni sërish.
Lexo edhe: Si te fitoj besimin e femijes per te folur me mua?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu