4 gjërat që kam mësuar rreth kujdesit për lëkurën

0 0

Ashtu si personaliteti, lëkura e gjithsecilit është unike. Ju mund të keni lëkurë të thatë, të yndyrshme, normale ose mikse. Personalisht, mua më duket sikur kam kilogramë me vaj mbi fytyrën time dhe ka raste që e urrej atë.

4 gjërat që kam mësuar rreth kujdesit për lëkurën

  1. Bëhuni mbrojtëse

Gjëja më e mirë që ka funskinuar me lëkurën time ka qenë parandalimi i dëmtimëve të mëtejshme të saj. Duke e njohur fytyrën tuaj mirë që në moshë të re, ju dini si të kujdeseni e të merrni masa për të, si reduktimi i orëve në diell, hidratimi etj.

  1. Kujdesi për lëkurën fillon nga ushqyerja

Një tjetër mësim i rëndësishëm që kam marrë gjatë rrugës sime është se kujdesi për lëkurën fillon me kujdesin e brendshëm për trupin dhe organizmin. Kur forconi lidhjen tuaj me trupin për sa i përket ushqimit, pijeve, suplementeve e kuptoni shumë mirë çfarë funksionon dhe çfarë jo për ju. Për shembull unë kuptova se kur haja gjëra shumë të skuqura më shfaqeshin akne në fytyrë.

  1. Bëhuni të durueshme dhe të qëndrueshme

Për mua ky është mësimi më i rëndësishëm. Unë nuk njihem për shumë durim, por është diçka me të cilën po punoj. Të gjitha kompanitë e produkteve kozmetike premtojnë rezultate brilante, transofrmime brenda ditës, por e vërteta është që çdo ndryshim dhe përmirësim do kohën e vet prandaj bëni mirë të mësoni të prisni.

  1. Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni ndihmë

Gjëja e fundit që kam mësuar pas shumë orësh e parash të harxhuara në përkujdesje për lëkurën, është se nuk ka asgjë të keqe të kërkosh ndihmë. Gjetja e produkteve të përshtatshme për llojin tuaj të fytyrës nuk ka pse të jetë një mision që realizohet vetëm.

Lexo edhe: Perdorimi i limonit tek floket dhe lekura juaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X