3 faktorët që së bashku ndikojnë në zhvillimin e fëmijës

0 0

Një studim i ri i botuar në revistën The Lancet Child & Adolescent Health zbuloi se kur tre faktorë të rëndësishëm jetësor: gjumi, aktiviteti fizik dhe kufizimi i kohës së kaluar para ekranit punojnë së bashku, fëmijët përjetojnë përfitime të rëndësishme për zhvillimin e tyre.

Problemi është që shumica e fëmijëve nuk i përmbushin rekomandimet.

Sipas studimit, i cili analizoi 4500 fëmijë amerikanë të moshës nga 8 deri në 11 vjeç, 95% e adoleshentëve nuk arritën të përmbushnin të tre rekomandimet. Më keq akoma, 30% e fëmijëve nuk plotësuan asnjë nga tre rekomandimet kryesore.

  1. Fëmijët e moshës nga 5 deri në 13 vjeç duhet të flenë 9 deri në 11 orë gjumë të pandërprerë çdo natë.
  2. Fëmijët duhet të bëjnë 60 minuta aktivitet fizik në baza ditore.
  3. Koha e ekranit nuk duhet të kalojë dy orë në ditë.

Sipas studiuesve, fëmijët që plotësonin të gjitha kriteret kishin nivelet më “superiore” të njohjes globale, që përfshin kujtesën, vëmendjen, përpunimin e informacionit të marrë, shpejtësinë dhe gjuhën.

“Ne e dimë se sjelljet si aktiviteti fizik, gjumi dhe koha e ekranit mund të ndikojnë në mënyrë të pavarur në shëndetin njohës të një fëmije”, thotë Jeremy Walsh, autori kryesor i studimit dhe një ish-pjesëtar i doktoraturës në Spitalin e Fëmijëve të Ontario Lindore. “Me të vërtetë kishim një mundësi këtu për të parë se si përmbushja e secilës prej tyre dhe përmbushja e të gjitha udhëzimeve kanë të bëjnë me njohjen në një numër të madh të fëmijëve “.

Lexo edhe: Rritja e femijes sa me afer natyres permireson zhvillimin e trurit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X