20-vjeçarja shkon me ethe dhe dhimbje muskujsh në spital, mjekët zbulojnë sëmundjen seksualisht të transmetueshme

0 0

Nëse dikush ju thotë se është i prekur nga gonorreja, instikti juaj i parë ndoshta nuk është të shihni duart e tij.

Mirëpo pikërisht kështu është zbuluar një 20-vjeçare në Teksas, e cila kishte marrë sëmundjen seksualisht të transmetueshme.

E reja kishte shkuar në spital pasi kishte flluska në duar, kyçe dhe kokë, ndërsa mjekët zbuluan se ajo kishte gonorre.

Vajza kishte vuajtur nga dhimbje muskujsh, ethe dhe dhimbje të kyçeve të këmbës ndërsa u tha mjekëve që kishte pasur marrëdhënie seksuale pa prezervativ me një partner të ri dy javë më parë.

Gonorreja është një nga infeksionet më të zakonshme seksualisht të transmetueshme në botë, veçanërisht mes 15-24 vjeçarëve.

Rreth 78 milion njerëz në mbarë botën diagnostikohen me gonorre çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Megjithëse gonorreja është e shërueshme me antibiotikë, nëse nuk trajtohet, ajo mund të zhvillohet në atë që quhet infeksion i shpërndarë, i cili përhapet kudo rreth trupit.

Kjo mund të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash që ndryshojnë nga pacienti në pacient.

Problemet e lëkurës, duke përfshirë pustula (qelbëzat e mbushura me plagë), janë një efekt i mundshëm i infeksionit të shpërndarë të gonorresë.

Simptoma të tjera të kësaj sëmundje janë dhimbje, ënjtje dhe gjakderdhje rreth organeve riprodhuese.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X