20 gjërat që duhet të dini për thithat tuaja

Ne të gjithë kemi thitha, si meshkujt ashtu edhe femrat. Por përveç rasteve kur duhet të ushqeni me gji, kur duhet të kryeni marrëdhënie etj, ndoshta nuk ju shkon në mendje fakti që i keni ato.




0 0

Ka shumë gjëra që duhet të kuptoni rreth thithave tuaja pasi ato janë vërtet shumë të rëndësishme.

  1. Thithat tuaja nuk janë njëlloj. Ashtu si gjoksi juaj mund të mos jetë në të njëjtën madhësi dhe formë si majtas dhe djathtas, ashtu janë edhe thithat. Njëra mund të jetë pak më e dalë, tjetra mund të jetë pak më afër zonës së sqetullës etj. Por duhet të tregoheni të zgjuar dhe të jeni të vëmendshëm nëse ka diçka që ndryshon në to, për shembull nëse dalin më shumë se zakonisht apo nëse ndryshon ngjyra e tyre pasi këto ndryshime mund të paralajmërojnë për sëmundje të rrezikshme, siç është kanceri.
  2. Thithat mund të jenë të brendshme ose të jashtme. Shumica e thithave dalin jashtë, por 10% deri në 20% e grave kanë thitha të sheshta ose të kthyera nga brenda. Nëse gjithnjë keni pasur thithje të future nga brenda, nuk duhet të shqetësoheni. Mund ta keni pak problem me ushqyerjen me gji kur të lindni, megjithatë mjeku do t’ju këshillojë si të veproni.
  3. Madhësia e thithave dhe ngjyra mund të ndryshojë. Ato mund të jenë të vogla sa një topth i vockël ose të gjera në formën e një disku. Thithat ndryshojnë nga një grua tek tjetra si për nga madhësia ashtu edhe për nga ngjyra, por kjo nuk do të thotë që njëra apo tjetra nuk i ka normale.
    Areola, rrethi i errët rreth majës, mund të ketë herë një diametër më të gjerë e herë më të vogël.
  4. Piklat e vogla të bardha që shikoni tek areolat dhe tek majat janë për një qëllim. Këto gunga të vockla që gjenden tek zona e pigmentuar fshehin yndyrën që do të ndihmojë lubrifikimin dhe daljen e qumështit gjatë laktacionit. Kjo yndyrë nuk është vetëm për të parandaluar thatësinë por ka veti antibakteriale dhe ka një aromë që tërheq foshnjat kur janë në gji. Madhësia dhe pamja e këtyre piklave mund të ndryshojë gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
  5. Qimet në thitha janë tërësisht të natyrshme. Areolat përmbajnë gjithashtu folikula qimesh dhe është është vlerësuar se të paktën 30% e grave kanë qime në thithat e tyre. Ky fakt nuk ka asgjë të keqe, por nëse qimet ju shqetësojnë në këtë vend mund t’i hiqni me lazer. Shmangni depilimin apo rruajtjen, pasi mund të shkaktoni prerje, djegie, acarim etj. Nëse qimet në thitha po rriten në një masë që po ju shqetësojnë, shkoni tek mjeku pasi kjo mund të jetë një shenjë e një çrregullimi hormonal si sindromi ovarian policistik.
  6. Piercing në thitha mund të sjellin rreziqe shëndetësore. Ndoshta një piercing në këtë vend mund t’ju duket diçka e bukur dhe emocionuese, por para se ta vendosni duhet të njihni rreziqet. Ka shumë mundësi që të dëmtoni edhe indet që prodhojnë qumështin dhe të pengoni ushqyerjen me gji. Gjithashtu piercing në thitha mund të shkaktojnë reaksion alergjik ose t’ju ekspozojnë para infeksioneve të ndryshme.
  7. Rrjedhja e tyre është krejtësisht normale. Nuk është e padëgjuar, ose domosdoshmërisht diçka për t’u shqetësuar, nëse thithat tuaja herë pas here rrjedhin një lëng të pastër ose të bardhë. Kjo rrjedhje mund të duket e çuditshme, por mund të jetë diçka që vjen pasi një stimulimi nga stërvitja, aktiviteti seksual etj.Është gjithashtu krejtësisht normale nëse ato rrjedhin gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, edhe nëse foshnja juaj nuk po pi. Por nëse vëreni se thithat po rrjedhin më shumë se një javë pa një stimuli të caktuar, ose vini re gjak, shkoni urgjentisht tek mjeku
  8. Disa njerëz kanë tre thitha… ose më shumë. Dy gjinj do të thotë dy thitha, apo jo? Jo gjithmonë. Në raste të rralla, një person mund të ketë një thithë të tretë ose edhe disa thitha më të vogla. Këto thitha shtesë zakonisht janë të padëmshme por ka raste të rralla kur ato shkaktojnë shqetësim, pse kur mund të kenë ndihmuar në zhvillimin e kancerit.
  9. Shtatzënia mund të ndryshojë ngjyrën e tyre. Kur një grua ngel shtatzënë, është e zakonshme që thithat e saj ose areolat të errësohen përgjatë tre tremujorëve. Kjo ndodh për shkak të luhatjeve hormonale që mund të ndikojnë në sasinë e melaninës që prodhon trupi, gjë që ndryshon pigmentin. Shtatzënia nuk ndryshon vetëm ngjyrën, ajo mund të ndryshojë edhe sasinë e qimeve apo të atyre piklave të cilat përmendëm më sipër.
  10. Të mbijetuarit nga kanceri i gjirit nuk është e thënë se u është dashur që të heqin thithat e tyre. Diagnoza e një kanceri të gjirit ose nënshtrimi ndaj mastektomisë nuk do të thotë se gjithmonë humbet gjoksin apo edhe thithat. Shumica e grave në këtë situatë mund të zgjedhin një kirurgji që i lë thithat natyrale siç janë dhe mund të duket sikur keni një gjoks më të vogël.
  11. Gratë që janë shëruar nga kanceri në gji kanë gjithashtu mundësinë për të bërë thithat tatuazhe. Edhe nëse një paciente me kancer mund të humbasë gjirin për shkak të kësaj sëmundje, ajo mund të ketë opsionin për të bërë një tatuazh që do t’i ngjajë gjoksit apo thithave. Gjatë këtij procesi, një kirurg plastik harton një tatuazh të pacientes që të përputhet me gjoksin tjetër, ose me fotot e gjirit para operacionit. Teknologjia është shumë e avancuar, dhe këto tatuazhe duken shumë reale. Është ngushëlluese që gratë të dinë se ky është një opsion, që të mund të duken relativisht normale përsëri pas operacionit.
  12. Orgazmat nga thithat janë reale. Thithat janë të buta, të ndjeshme dhe të ngarkuara me mbaresa nervore, kështu që stimulimi i tyre mund të jetë shpesh pjesë e repertorit seksual të një çifti. Dhe ndërkohë që jo çdo grua ndien kënaqësi nga prekja e tyre, ka disa gra të tjera që përjetojnë orgazmë nga prekja e tyre. Kjo ka kuptim duke pasur parasysh se stimulimi i gjoksit dhe stimulimi gjenital aktivizojnë të njëjtën pjesë të trurit.
  13. Stimulimi i thithave mund të nxisë lindjen. Stimulimi i gjirit jo vetëm që shkakton një lëshim të hormoneve që rrit kënaqësinë seksuale. Por gjithashtu rrit prodhimin e hormonit të oksitocinës që mund të sjellë kontraktime tek gratë shtatzëna. Kjo mund të jetë arsyeja pse studimet kanë treguar se disa gra fillojnë të lindin, pasi prekin thithat e tyre. Në një studim të vitit 2015 nga hulumtuesit turq, gratë shtatzëna, të cilat ishin stimuluar në këtë mënyrë pak para fillimit të lindjes, kishin lindje më të shkurtra dhe me më pak komplikime. Dhe asnjëra prej këtyre grave nuk pati nevojë për të kryer një operacion cezarian.
  14. Gjidhënia mund të shkaktojë dhimbje të thithave. Ushqyerja me gji është më shumë sesa thjesht ushqyerje, është një përvojë e veçantë lidhëse për nënën dhe foshnjën. Por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë një proces i lehtë ose vjen kaq natyrshëm. Shumë prej nënave kanë treguar se kanë kaluar shumë sprova dhe vuajtje gjatë ushqyerjes me gji.
    Ekspertët thonë se ndjeshmëria e gjoksit gjatë javëve të para të ushqyerjes me gji është normale, por dhimbja e madhe nuk është normale. Në këto rast nënat e reja duhet të flasin me një konsulent të laktacionit.
  15. Thithat mund të jenë një pjesë e rëndësishme e vetë-ekzaminimit. Nëse bëni çdo muaj një ekzaminim të gjirit, një praktikë që shumë doktorë e rekomandojnë, ju do të dini se çfarë është normale dhe çfarë mund të jetë një ndryshim i dyshimtë tek indet utaja të gjirit, dhe thithat janë vendi i duhur nga duhet të fillojnë.
  16. Lëkura e thatë (apo me luspa) e thithave është e zakonshme. Thithat përmbajnë gjendra të vogla yndyre që ndihmojnë në lubrifikimin e lëkurës. Ato janë të mbrojtura përgjithësisht nga veshjet dhe janë më pak të ekspozuara se pjesët e tjera të trupit. Por lëkura në këtë pjesë të gjiri mund të jetë e thatë dhe pak e ashpër kur e prekni, për shkak të ushqyerjes me gji apo thjesht për shkak të ajrit të thatë. Gjithashtu mbajtja e reçipetave shumë të ngushta mund të shkaktojë irritim dhe pezmatim të lëkurës.
  17. Lëkura e thatë mund të jetë gjithashtu një shenjë e kancerit të gjirit. Nëse lëkura e thatë, e zbehtë ose e kruara në thitha nuk largohet me trajtime, ose është vetëm në njërin gji, mund të mos jetë një problem vetëm i lëkurës por i kancerit.
    Mos harroni, meshkujt kanë thitha dhe gjoks njëlloj si gratë dhe ata janë po ashtu të rrezikuar nga kanceri i gjirit, edhe pse kanë më pak gjasa.
  18. Inflamacioni i thtihave duhet të jetë një alarm I kuq për ju. Nëse një ose të dyja thithat tuaja bëhen të kuqe, dhembin dhe janë të nxehta kur i prekni, shkoni menjëherë tek mjeku. Këto janë shenja të inflamacionit dhe mund të sinjalizojnë një infeksion të quajtur mastitis, i cili shpesh shkaktohet nga një bllokim që mbyll gjendrat e qumështit. Kjo ndodh shpesh tek gratë që ushqejnë me gji, dhe mund të trajtohet me antibiotikë. Këto simptoma gjithashtu mund të jenë shenja të kancerit të gjirit inflamator (IBC), një formë agresive e kancerit që mund të mos diagnostikohet lehtë.
  19. Jo të gjitha ndryshimet tregojnë se mund të jeni prekur nga kanceri i gjirit. Le të themi që gjetët një gungë, ose parë një shenjë të çuditshme në thithat tuaja. Edhe pse instikti juaj i parë mund të jetë paniku, merrni frymë thellë. Për fat të mirë, shumica e gungave në thitha nuk tregojnë kancer.
  20. Ereksioni i thithave ndodh për këtë arsye. Të gjithë e dinë se thithat ngurtësohen ose dalin jashtë kur një person ka ftohtë, kur ka dëshirë për seks ose kur i ngacmon ato. Por sipas një studimi të vitit 2016 në Nature Neuroscience, dalja e thithave ka të bëjë me një lloj specifik të qelizave nervore të specializuara të përqendruara në këtë zonë.
    Këto qeliza nervore janë pjesë e sistemit nervor simpatik, i cili kontrollon lëvizjet e pavullnetshme, thonë autorët e studimit. Duke ndikuar muskujt e ngurtë në indet e gjirit ky sistem mund të ndihmojë trupin të përgjigjet ndaj stimujve të jashtëm, e cila nga ana e tij lejon sistemin tuaj të rregullojë gjëra të tilla si temperatura e brendshme, reagimin seksual dhe përgjigjet ndaj kërcënimeve.

Lexo edhe: Si ta ushqeni beben me gji nëse keni thitha të sheshta, ose të kthyera nga brenda?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X