Gjatë shtatzanisë ka shumë rëndësi cilësia e ushqimit, madje më shumë rëndësi se sasia e tij. Megjithatë disa ushqime kanë më shumë vlera ushqyese se të tjerat. Ja cilat janë ushqimet që konsiderohen në majë të piramidës ushqimore.
• Drithërat integrale. Ato përmbajnë acid folik, vitaina, hekur dhe kalçium, si edhe fibra.
• Specat. Janë shumë të pasura me vitaminë C, e cila ka rëndësi të madhe edhe në përthithjen e hekurit.
• Bimët aromatike. Këtu do t’ju këshillonim të evitonit piperin e zi sie dhe arrën moskat, të cilat mund t’ju irritojnë.
• Thjerrëzat. Ato janë të pasura me proteina si edhe hekur. Ndihmojnë gjithashtu edhe në funksionimin e zorrëve.
• Brokoli, lakra, spinaqi, sallata jeshile. Acidi folik ndodhet tek brokoli, lakra dhe perimet e tjera më gjethe jeshile. Ato gjithashtu përmbajnë edhe beta-karroten si edhe vitamina.
• Kajsi të thata. Janë ideale për t’u konsumuar ndërjet vakteve dhe janë të pasura me kalium. Ndikojnë në lehtësimin e të vjellave gjatë muajve të parë të shtatzanisë.
• Frutat dhe perimet e stinës. Gjatë shtatzanisë duhet të konsumoni gjithmonë fruta dhe perime të stinës. Molla duhet të jetë shoqëruesja juaj më e mirë.
• Mishi i bardhë. Le të jetë pulë, peshk, lepur. Ai përmban shumë proteina dhe hekur.
• Qumështi i pasterizuar. Përmban kalçium, proteina, fosfor, magnez, si edhe vitaminë A dhe D.
• Veza. Është e pasur me proteina, vitmaninë A, B1, B2 si edhe kripëra minerale si: hekur, kalium, magnez. Asnjëherë nuk duhet të konsumohet e papjekur mirë.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu