10 shenja të hershme të një marrëdhënie që tregojnë se partneri do t’ju thyejë zemrën

0 0

Marrëdhëniet e reja janë gjithnjë emocionuese, intriguese dhe me pasion. Ne kënaqemi me partnerin tonë të ri dhe përpiqemi ta njohim më mirë atë pa ia analizuar sjelljen njëri-tjetrit. Sidoqoftë, përkundër entuziazmit tuaj për dashurinë tuaj të re, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh gjatë fazës së “mjaltit”, sepse kjo kohë mund të krijojë një bazë të mirë për një marrëdhënie të gjatë.

Më poshtë ju tregojmë një listë me 10 gabime të hershme të marrëdhënieve që mund të kthehen në shkatërrim për ju në të ardhmen.

1.E keni lënë në pritje jetën tuaj personale.

Në fillim të një marrëdhënieje, ne duam të kalojmë çdo moment me partnerin tonë të ri, ndalojmë komunikimin me miqtë tanë të vjetër dhe “braktisim” familjen tonë në mënyrë që gjithmonë të jemi në dispozicion sa herë që partneri ynë na telefonon ose na shkruan.
Pse është kjo diçka e keqe: Mund të fillojë duke hequr dorë nga vetëm disa miq, por pastaj do të avancojë dhe ju do të humbni kontaktet me njerëzit e dashur. Në këtë rast, partneri juaj mund të humbasë interesin tek ju, sepse ju thjesht do të shndërroheni në një hije të vetes suaj të dikurshme.
Kujtoni se marrëdhëniet e shëndetshme gjithmonë përfshijnë një farë pavarësie, prandaj përpiquni të ndani kohën tuaj të lirë sipas rregullit 50-30-20 – jo më shumë se 50% me partnerin, 30% me miqtë dhe familjen tuaj, dhe 20% vetëm.

2.Toleroni disa sjellje të këqija. 

Mosrespektimi i hapësirës tënde personale, duke bërë shaka të pahijshme, duke kërcënuar se do të ndahet me ty, duke të bërë sugjerime se si të përmirësoni pamjen tuaj, duke qenë agresivë, gjithmonë duke ardhur vonë, duke ndenjur në telefon gjatë takimeve tuaja. Shumë njerëz i neglizhojnë këto shenja sepse disa aspekte të tjera të marrëdhënies së tyre duken të jenë të mira.
Pse është diçka e keqe: Nëse i injoroni këto shenja paralajmëruese në një marrëdhënie që gradualisht po kthehet në toksike, një ditë mund të kuptoni se keni investuar shumë kohë dhe energji me dikë që ju ka keqtrajtuar prej vitesh.
Si të rregullohet: Mos jini shumë kërkues, thjesht shprehni pritshmëritë tuaja në një mënyrë të sjellshme, si: “Nuk duroj dot kur dikush është gjithmonë vonë” ose “Dua që në takimet tona të jemi vetëm ne të dy”. Nëse kjo nuk funksionon, ikni menjëherë dhe mos ku ktheni kurrë mbrapa.

3.Po bazoheni tek lidhja juaj e kaluar.

Disa gjëra është më mirë të lihen në të kaluarën. Kjo përfshin edhe krahasimin e partnerit tuaj të ri me të vjetrin dhe zakonet tuaja të lidhura me marrëdhëniet e mëparshme.
Pse është diçka e keqe: Duke përmendur ish-in tuaj shumë shpesh mund të jetë vërtetë e bezdisshme për partnerin tuaj. Ata mund të fillojnë të krahasojnë veten me të dashurin tuaj të mëparshëm dhe kjo do të shkatërrojë marrëdhënien tuaj. Plus, nëse vazhdimisht gjykoni partnerin tuaj kundrejt njerëzve që keni njohur para tyre, kjo mund të jetë një shenjë se ju jeni duke krijuar standarde të panevojshme.
Si ta rregulloni:  Marrëdhëniet tuaja të kaluara janë të rëndësishme pasi kanë formuar personin që ju jeni sot dhe mund t’ju ndihmojnë të kuptoni cilësitë që i vlerësoni një personi tjetër. Por ju duhet të mbani mend rregullin e artë: “Asnjëherë mos flisni për ish-in tuaj derisa të ndjeheni të sigurt në marrëdhënien tuaj të tanishme. Por edhe në këtë rast shumë pak gjëra ka për të thënë”.

4.Nuk flisni me njëri-tjetrin.

“Nëse e dashura ose i dashuri im do të më donte me të vërtetë, ai do ta dinte se çfarë duhet të më jepte”. Shumë njerëz besojnë se partnerët e tyre mund t’i lexojnë mendjen. Për fat të keq, kjo nuk është e vërtetë dhe ky është një nga gabimet më serioze që bëjnë njerëzit në një marrëdhënie.
Pse është keq: Njëlloj si shmangia e konfliktit, mungesa e komunikimit mund të çojë në ndjenja konfuzioni dhe keqkuptimi. Dhe çdo ndjenjë negative e pazgjidhur do të kthehet në pakënaqësi me kalimin e kohës.
Si ta rregulloni atë: Në fillim, mund të jetë e vështirë dhe e pakëndshme të flitet për dëshirat dhe ankesat tuaja, por është e rëndësishme që ta bëni këtë. Për të bërë një marrëdhënie të funksionojë, jini të ndershëm me partnerin tuaj për atë që kërkoni. Mos harroni të dëgjoni gjithashtu anën e tyre – situata ideale është kur mund të gjeni një ekuilibër të përsosur mes të folurit dhe të dëgjuarit.

5.Jeni duke e idealizuar partnerin tuaj.

Ne të gjithë jemi njerëzorë dhe të gjithë bëjmë gabime ndonjëherë. Megjithatë, disa njerëz e harrojnë këtë në fillim të marrëdhënies, sepse ata ende i konsiderojnë partnerët e tyre si krijesa të pastra. Por gjithmonë paguajnë për këtë më vonë.
Pse është keq: Vendosja e partnerit tuaj në një piedestal, vetëm sa do t’ju zhgënjejë në të ardhmen kur të shihni se partneri juaj i rendësishëm është vetëm një qenie njerëzore, njëlloj si ju.
Shmangni pritshmëritë joreale me superlative për të dashurit tuaj. Në vend të kësaj, i kushtoni vëmendje mënyrës sesi ai trajton njerëzit e tjerë – miqtë, familjen, kamerierët në restorante dhe kështu me radhë.

6.Po hiqeni sikur jeni dikush tjetër.

Ne gjithmonë dëshirojmë të dukemi më mirë se ç’jemi në të vërtetë, prandaj synojmë të mbajmë cilësitë e mira për aq sa mundemi, por e dimë se kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Ne gjithashtu mendojmë se të gjitha gënjeshtrat tona të vogla të bardha nuk do të ndikojnë fare në marrëdhënie, kështu që e shtrembërojmë pak të vërtetën vetëm për të kënaqur partnerin ose për të shmangur konfliktet.
Pse është keq: Mbajtja e sekreteve nga i dashuri juaj dhe gënjeshtrat që nga fillimi, mund të krijojnë gënjeshtra më të mëdha. Nëse marrëdhënia juaj e re bazohet në gënjeshtra, ka shumë gjasa që të thyhet sepse lidhja juaj është ndërtuar mbi gënjeshtra.
Si ta rregulloni: Çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme është tek ndershmëria, besimi, respekti dhe mirëkuptimi reciprok. Pra nuk po themi se duhet t’i tregoni personit tjetër për çdo minutë të jetës suaj, por nuk duhet që qëllimisht, të mbani diçka të madhe të fshehur prej tij. Më parë kuptoni nëse sekreti që po mbani është diçka e parëndësishme, apo jo. Nëse ndihni fajtor për sekretin tuaj, ndajeni me partnerin.

7.Po përpiqeni të kontrolloni partnerin tuaj.

Përpjekjet për të marrë në dorë kontrollin e jetës së partnerit tuaj zakonisht është një shenjë se keni probleme serioze të besimit. Kjo përfshin ndjenjën dhe veprimin e xhelozisë, duke u përpjekur për të kontrolluar sjelljen e të njerëzve tuaj të rëndësishëm.
Pse është keq: Nëse doni të kontrolloni ose komentoni çdo lëvizje që bën personi tjetër, partneri juaj mund të ndjejë se po përpiqeni të kufizoni botën e tyre personale dhe të eliminoni gjërat që janë të rëndësishme për ta. Si rezultat, mund të përfundoni duke e larguar partnerin.
Si ta rregulloni: Mos harroni që nuk duhet të dërgoni në dy të natës mesazhe tek i dashuri për të parë se ç’po bën. Dhe mos i bini 100 herë në telefon nëse ai nuk i përgjigjet menjëherë mesazhit tuaj. Kujtohuni se nuk jeni prind i këtij personi.

8.Ju injoroni dallimet kryesore.

Të keni vlera të ngjashme thelbësore është shumë e rëndësishme për një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme. Megjithatë, shumica e njerëzve i injorojnë këto gjatë fazës së parë dhe zhgënjehen më vonë, sepse gjërat si feja, morali, familja, miqtë, karriera dhe paraja përbëjnë personalitetet tona dhe thjesht nuk mund të shmangen në çdo fazë të marrëdhënies tuaj.
Pse është keq: Megjithëse ju pëlqen muzika e njëjtë dhe ju pëlqen të kaloni kohë me njëri-tjetrin, gjëra të tilla mund të jenë më shumë për pasion dhe jo për një botëkuptim të ngjashëm. Por pasioni nuk mund të zgjasë përgjithmonë, dhe ju do të duhet të shikoni vlerat e partnerit tuaj herët a vonë. Nëse gjeni dallime të mëdha mes vlerave tuaja bazë dhe atyre të partnerit tuaj, marrëdhënia juaj thjesht nuk do të funksionojë.
Si ta rregulloni: Për të parandaluar zhgënjimin në fazat e mëvonshme të marrëdhënieve tuaja dhe për të mos humbur kohën tuaj në një lidhje dashurie që do të mbarojë së shpejti, merrni pak kohë për të diskutuar këto gjëra përpara se të vendosni të avanconi me lidhjen tuaj.

9.Po bëheni shumë të ngjitur.
Kur bëhet fjalë për një marrëdhënie të re, gjithmonë përpiqeni të ndërtoni një lidhje të fortë me partnerin tuaj. Kjo do të thotë që ju mund të rrezikoni të bëheni tepër të ngjitur ose të lidhur me partnerin tuaj të ri dhe dëshironi të kaloni shumicën e kohës tuaj me ta.
Pse është keq: duke mos i dhënë partnerit hapësirën që i nevojitet pa ju, do të krijojë hapësirë vetëm mes ju të dyve. Ata mund të fillojnë të ndihen sikur jeni duke i mbytur dhe kjo mund të çojë në sjellje të papritur nga ana e tyre, duke përfshirë madje edhe mashtrimin.
Si ta rregulloni: Njerëzit kanë nevojë për hapësirë dhe ju duhet ta kuptoni këtë. Pra, nëse vërtet dëshironi që marrëdhëniet tuaja të zgjasin, vazhdoni të jeni personi i sigurt dhe i pavarur që ishit përpara se të takonit partnerin tuaj.

10.Po ecni shumë shpejt.

Marrëdhëniet e reja mund të lëvizin me shpejtësi si furtuna- së pari ju keni flutura në bark sa herë që jeni me atë person të ri dhe të veçantë dhe pastaj filloni ta imagjinoni të ardhmen tuaj së bashku si çift. Por nëse filloni të planifikoni fëmijët tuaj të ardhshëm, kafshët shtëpiake dhe shtëpinë ku do të jetoni, jeni duke nxituar disi.
Pse është keq: Të veproni shumë herët, edhe nëse partneri juaj duket si “I duhuri”, mund të krijojë shumë presion të panevojshëm në një marrëdhënie të re dhe e dashura ose i dashuri juaj thjesht mund të ketë frikë. Përveç kësaj, duke ecur shumë shpejt mund të bëjë që të humbisni të gjitha gjërat e vogla që mund të gëzoni në fillim të një marrëdhënieje.
Si ta rregulloni: Mos kaloni shpejt hapat në një marrëdhënie. Ato janë të gjitha të nevojshme në mënyrë që ju të njihni me të vërtetë njëri-tjetrin.

Lexo edhe: 3 sjelljet ne rrjetet sociale qe demtiojne marredhenien ne cift

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X