Fëmija juaj ka probleme me defekimin? Ja si të veproni!
• I jepni fëmijës të pijë ¼- ½ filxhani me ujë pas një vakti qumësht në mënyrë që të favorizoni lëvizjen e zorrëve.
• I jepni të konsumojë pure ose lëng kumbulle, e cila ka veti të mëdha laksative. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë edhe dardha ose molla. Ja jepni pasi ka pirë qumësht.
• E ushqeni me ushqime që kanë fibra. Ato janë kajsitë, dardhat, kumbullat, pjeshkët etj. Evitoni bananet, miellin e orizit, karrotat dhe djathin.
• I bëni vazhdimisht lëvizje në formë biçiklete këmbëve të fëmijës.
• Nëse ushqeni me qumësht formule ndryshoni markën. Shpesh marrim “më të mirin për fëmijën”, të cilin ai nuk e toleron mirë.
• Përdorni një termometër të lyer me vazelinë apo vaj ulliri për të stimuluar fëmijën.
• I bëni një banjo të ngrohtë. Ndërsa është në govatën plastike mund t’i bëni një masazh barku.
• Nëse do të përdorni një suposto glicerine duhet të flisni më parë me mjekun tuaj dhe asnjëherë mos e përdorni me iniciativën tuaj. Kujdes me laksativët. Mos i përdorni asnjëherë tek fëmijët tuaj.
• Nëse ushqeni me gji provoni të konsumoni ushqime me sa më shumë fibra, kjo për sigurinë tuaj pasi bebet që ushqehen me gji nuk vuajnë nga konstipacioni. Për ta defekimi më i rrallë është tepër normal.
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu