10 këshilla praktike për të shpëtuar fëmijën nga mbytja

0 0

 

Rreziku i mbytjes tek fëmijët e vegjël është shumë i lartë dhe mund të ndodhë edhe me ushqime që juve nuk jua pret mendja, prandaj është mirë të dini si të veproni në situata të tilla. Megjithatë, pak prindër dinë të sillen në rastet kur fëmija mbytet. Rregulli i parë është të mos e lini fëmijën asnjëherë vetëm e pa vëmendje, sado që mund të mendoni se do të jetë i sigurt.

10 këshilla praktike për të shpëtuar fëmijën nga mbytja

1- Mos u jepni fëmijëve ushqime të forta para se ata të jenë në gjendje t’i përtypin dhe t’i gëlltisin, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ëmbëlsirave dhe çokollatave.

2- Mos i lini fëmijët të arrijnë objekte të vogla, nëse nuk mbikëqyren nga një i rritur si: butona, monedha, kopsa apo lodra ose objekte të mëdha që mund të shpërbëhen në pjesë të vogla.

3- Blini lodra të përshtatshme për moshën e fëmijës.

4- Nëse ndodh një aksident, mos u panikosni, por menjëherë kërkoni ndihmë.

5- Duke pritur ndihmën, praktikoni manovrat e para të shpëtimit.

6- Nëse fëmija është më shumë se tre vjeç, duhet të vendoset me kokë poshtë; më pas ju i jepni 5 goditje me pëllëmbën e dorës në shpinë, në zonën qëndrore.

7- Në qoftë se ajo që fëmija ka nuk del jashtë trupit të tij dhe frymëmarrja nuk lirohet, ju mund të përdorni një manovër të tillë: të vendosni dorën tuaj grusht në kërthizën e fëmijës, ta mbështillni grushtin me dorën tjetër dhe me pjesën e përparme të trupit tuaj të shtyni fëmijën nga pas. Sekuenca e shtyrjeve duhet të përsëritet derisa frymëmarrja e fëmijës të lirohet.

8- Nëse fëmija është i vogël, ndryshoni pozicionin për këtë veprim. Duhet të uleni duke e vendosur fytyrën e fëmijës drejt këmbëve duke i dhënë goditje në shpinë.

9- Nëse fëmija është pa vetëdije, është e nevojshme të bëni frymëmarrje artificiale nga goja, të kombinuar me një masazh kardiak.

10- Pasi ta keni nxjerrë atë që mundonte fëmijën, është e nevojshme të shkoni tek mjeku për kontroll.

Lexo edhe: Si ta ndaloj femijen te fuse gjithcka ne goje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X