10 frazat qe e bejne cdo prind te humbe durimin

0 0

Keni fëmijë adoleshent? Ja cilat janë 10 frazat që mund t’ju bëjnë të humbni durimin edhe nëse jeni nëna më e qetë në botë!
1. Po vij prit një sekondë!
Kjo është një përgjigje që shpesh vajzat adoleshente ja japin nënës së tyre nëse ju është dhënë përgjegjësia të bëjnë diçka që për to nuk është e pëlqyeshme, për shembull kur i kërkoni të shtrojë tavolinën, të pastrojë dhomën, të derdhë mbeturinat në koshin kryesor, pra në përgjithësi në çdo rast që i duhet të bëjë dicka. Mendohet se nënat e dëgjojnë një shprehje të tillë në 90% të rasteve. Me siguri që pas një përgjigje të tillë ajo do të vazhdojë të bëjë sërish atë që ishte duke bërë më parë duke ju injoruar ju dhe urdhërin tuaj, duke bërë që ju të përsërisni dy apo tre herë të tjera kërkesën tuaj, ndoshta duke e ngritur edhe zërin në një moment.
2. Unë jam kështu!
Ka shumë mundësi të merrni një përgjigje të tillë në ndonjë situatë kur do të jeni duke kritikuar sjelljen apo veshjen e fëmijës tuaj adoleshent. Sigurisht që kjo është një frazë që ju irriton, pasi mbyllja e diskutimit kaq shpejt dhe pikërisht në këtë mënyrë nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme. Ju duhet të tregoheni të duruara dhe të kujtoni se ndoshta edhe ju e keni thënë dicka të tillë në periudhën e adoleshencës.
3. Nuk mund të dëgjojmë diçka tjetër?
Kjo shprehje mund të thuhet nga fëmija juaj ndoshta ndërsa jeni me të në makinë dhe ju jeni duke dëgjuar këngën tuaj të preferuar, ndoshta pak të vjetër, por gjithsesi një hit të vjetër, ndoshta të adoleshencës tuaj, kur ja! Kënga ndërpritet nga kritika e vajzës apo djalit tuaj adoleshent i cili kërkon të dëgjojë dicka më modern. Edhe pse fillimisht mund të irritoheni në fund do të dorëzoheni dhe do të dëgjoni ndonjë nga hitet e fundit që me siguri nuk do t’i kuptoni asnjë fjalë.
4. Maamiii!!
Kur e dëgjoni që fëmija juaj ju drejtohet në atë mënyrë e kuptoni menjëherë që do të kërkojë dicka nga ju, dhe në më të shumtën e rasteve mund të kërkojë ndonjë nga veshjet e saj që me siguri nuk është duke e gjetur. Kjo mund të ndodhë ndërsa jeni duke parë e qetë televizor, por që nuk keni zgjidhje tjetër përvecse të çoheni dhe të shkoni pranë saj ndryshe mund të dëgjojnë edhe fqinjët teksa ju kërkon sërish.
5. Nuk paska internet?
Më në fund keni mundur të shkoni diku me pushime bashkë me familjen tuaj në një vend të qetë, larg rutinës së përditshme kur ja, e gjithë qetësia dhe harmonia që mbizotëron në mendjen tuaj ndërpritet nga fjalët e një adoleshenteje në “krizë” për shkak të pamundësisë për të përdorur rrjetet sociale. Në këtë rast duhet të dini se çfarëdolloj gjëje që të thoni nuk do ta qetësojë apo kënaqë atë, kjo deri në momentin që ajo nuk do të mund të futet në facebook, instagram e me rradhë. Vetëm në këtë moment vajza juaj mund të fillojë të buzëqeshë sërish!
6. Mami kjo fjalë nuk përdoret më!
Për të një fjalë që përdorni ju mund të mos jetë më në “modë” dhe për këtë asrye vajza juaj mund t’ju kërkojë të përdorni një tjetër e cila është “e kohës”. Dhe nëse filloni të debatoni në lidhje me këtë me siguri do të dëgjoni krahasime mes “brezit të ri” dhe atij “të vjetër”.
7. Mos më kërko të ulem në bankë të parë
Ndërsa e shoqëroni për në shkollë mund t’ju kërkojë të mos e detyroni të ulet në bankë të parë. Sigurisht që kjo gjë nuk do t’ju pëlqejë pasi që atje do të jetë në gjendje të ndjekë më mirë mësimin por nuk duhet të diskutoni më tepër.
8. Asnjë nuk më kupton
Nëse në një moment vajza juaj nuk do të mbështetet në zgjedhjet që bën apo ato që kërkon me shumë mundësi do të fillojë të ankohet se askush nuk është në gjendje ta kuptojë. Edhe pse një përgjigje e tillë do të jetë e vështirë për ju, duhet të dini se pas pak ajo do të vijë sërish pranë jush për të gjetur qetësi.
9. Nuk e bëra me qëllim
Pasi vajza juaj adoleshente ka bërë diçka që nuk duhej ta bënte, apo ka thyer diçka në shtëpi me siguri do të përdorë një shprehje të tillë, dhe ju pas një irritimi të momentit ndoshta do t’i kërkoni të jetë hera e fundit që e bën.
10. Mos u shqetëso
Edhe nëse vajza juaj përpiqet t’ju sigurojë se nuk do t’i ndodhë asgjë e keqe, ju e dini se një shprehje e tillë është e pamjaftueshme për ta bërë këtë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X