0-4 muajsh, rritja dhe karakteristikat e saj

0 0

Femija 0 – 4 muajsh, rritja dhe karakteristikat e tij.

  • Gjatësia mesatare është 50.8- 68.6 cm, rritet afërsisht 2.54 cm në muaj (matja bëhet me fëmijën shtrirë në shpinë, nga maja e kokës deri në fund të thembrës, gjunjët shtrirë drejt dhe shputa në kënd 90 gradë;
  • Pesha mesatare është 3.6-7.3 kg, pesha e femrave është disi më e vogël se e meshkujve;
  • Shtimi në peshë është afërsisht 110-220 gramë në javë;
  • Ritmi i frymëmarrjes është afërsisht 30-40 frymëmarrje në minutë. Ritmi rritet dukshëm kur bebi qan, apo është duke bërë diçka;
  • Temperatura normale e trupit lëviz nga 35.7 -37.5 gradëve;
  • Perimetri i kokës dhe i gjoksit janë afërsisht të njëjtë. Perimetri i kokës rritet afërsisht 1.9 cm në muaj deri në dy muaj, më pas rritet 1.6 cm për muaj deri në 4 muaj. Rritjet janë një tregues i rëndësishëm i vazhdimësisë së rritjes së trurit;
  • Vazhdon të marrë frymë duke përdorur muskujt e barkut;
  • Fontanela posteriore (hapje e kockave të kafkës në pjesën e pasme të kokës tek bebet, gjatë procesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet në muajin e dytë;
  • Fontanela anteriore (hapje e kockave të kafkës në pjesën e sipërme të kokës tek bebet dhe fëmijët deri 2 vjeç, gjatë procesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet afërsisht në 2 vjeç;
  • Fytyra mbetet e ndjeshme dhe irritohet lehtë;
  • Duart dhe këmbët janë të së njëjtës gjatësi, madhësi dhe formë, të mbledhura lehtë dhe të shtrira;
  • Këmbët mund të duken shumë pak të harkuara;
  • Shputa duket e sheshtë, pa hark;
  • Qan me lot;
  • Sytë fillojnë të lëvizin të dy njëkohësisht;
  • Bebi fillon të shohë ngjyrat.

Lexoni edhe: Bebi 5 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X