Zgjodhi emrin më të veçantë për të bijën, Erion Isaj tregon si erdhi ideja për E’dua

0 0

Ditën e djeshme, të gjithë u gëzuan nga lajmi se aktori i njohur i humorit dhe kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isaj mirëpriti në jetë fëmijën e tij të dytë.

Bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën e dytë të çiftit, për të cilën zgjodhën një emër shumë të veçantë E’dua.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një fotoje që e ka shoqëruar me këtë shkrim:“U bëmë 4. Faleminderit Zot! . Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë! Nga sot, shërbëtor i 3 princeshave”.

Por, si e gjeti çifti këtë emër për vogëlushen? Në një interviste në emisionin “Abc-ja e pasdites”, aktori Erion Isaj u shpreh:“Erdhi nga halli, si me thënë, sepse na pëlqente Dua, por ky ishte një emër shumë i përhapur. Mamaja e bashkëshortes ime propozoi E’dua. Ne e vendosëm edhe apostrofën për t’i dhënë ndarjen fjalës, për të  krijuar një fjalë shqip. Ne jemi partizanë të gjuhës shqipe për ta trashguar atë, është një lloj krenarie gjuha shqipe, nuk na pëlqen ideja e emrave të huaj”.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X