Zgjodha të mos e ushqej fëmijën me gji dhe nuk jam e detyruar të jap shpjegime!

0 1

Unë zgjodha të mos e ushqeja fëmijën tim me gji. Në fakt, unë kurrë nuk e nxora pompën nga kutia dhe e dërgova menjëherë në kompaninë time të sigurimeve. Kurrë, madje as për një sekondë të vetme, nuk u pendova për vendimin tim.

Sidoqoftë edhe sot e kësaj dite, tre vjet më vonë, prapë më pyesin nëse u dorëzova, dështova apo i privova fëmijët e mi. E para gjë dhe më e rëndësishmja që ju them është: janë trupat tanë, fëmijët tanë, jeta jonë, dhe së fundmi zgjedhja jonë, na përket vetëm ne.

Unë kam një mori arsyesh për vendimin tim dhe dy të parat janë:

Thjesht nuk ishte mënyra e duhur për mua që do të thotë se nuk ishte e duhura as për fëmijët dhe e dyta mos ushqyerja me gji shpëtoi shëndetin tim mendor në një kohë kur më preku depresioni pas lindjes dhe ankthi pasi solla në jetë fëmijët e mi. Në një farë mënyre, vendimi im mund të më ketë shpëtuar jetën.

Të gjithë e kemi dëgjuar thënien, “Ushqyerja me gji është më e mira”, dhe unë i qëndroj plotësisht kësaj, por jam gjithashtu e bindur se më e mira për fëmijën është ajo që i bën mirë së pari shëndetit të nënës.

Po e shkruaj këtë sepse e di presionin me të cilin përballemi, komentet, shprehjet e fytyrës dhe zhurmën e shkaktuar kur bëhet fjalë për temën e ushqyerjes me gji dhe pse mund të vendosim të mos e zgjedhim këtë mënyrë ushqyerje për fëmijët.

Nëna, arsyet tona janë tonat dhe nuk duhen justifikime. Historitë tona janë tonat dhe ne nuk i kemi borxh askujt një shpjegim në lidhje me motivet që na detyruan të merrnim vendimet tona. Ajo që ka rëndësi është që ne i duam fëmijët tanë, duam më të mirën për ta, t’u japim atyre më të mirën dhe të bëjmë atë që ne ndiejmë se është e drejtë në zemrën tonë.

Shpresoj që një ditë të jemi të lira nga faji, gjykimet dhe presioni që hasim për këtë temë dhe të mund të jemi të bashkuara pavarësisht dallimeve tona.

Lexo edhe: A jam e detyruar ta ushqej fëmijën me gji nëse nuk dua?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X