Jeta është komplekse dhe nuk mund të jetë gjithmonë e qetë dhe e lumtur. Megjithatë, në prani të fëmijëve, duhet të përpiqemi të kontrollojmë gjendjen e keqe dhe trishtimin, sepse edhe të sapolindurit janë të ndjeshëm ndaj emocioneve të prindërve dhe preken. Jo vetëm në nivelin e vetë psiqikës, por edhe në lidhje me zhvillimin dhe siç është zbuluar në hulumtimet amerikane, edhe për kujtesën. Kur këndoni një ninull ose lexoni një tregim për fëmijën, është mirë që të përpiqeni të jeni e qetë, që të dy të ndiheni mirë.
Studimi me disa të sapolindur
Hulumtimi i Universitetit Brigham Young në Utah, i botuar në revistën Infant Behavior and Development, përfshinte një grup të porsalindurish. Të gjithë kanë pësuar një sërë testesh shumë të veçanta. Në praktikë, autorët kanë monitoruar lëvizjet e syve që kryhen duke parë imazhet dhe në të njëjtën kohë, duke dëgjuar një zë, i cili mund të ishte neutral, i lumtur ose i zemëruar. Përveç kësaj, ata morën parasysh kohën që secilit fëmijë i duhej për të analizuar imazhin. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse lloji i tingujve mund të ketë ndonjë ndikim në mënyrën e perceptimit të stimujve dhe në kapacitetet e vëmendjes dhe kujtesës.
Tingujt mund të ndikojnë
Analiza e rezultateve tregoi se në të vërtetë reagimi i fëmijëve ndaj imazheve ndryshoi në lidhje me tingujt që i shoqëruan ato. Kur shikimi i një fotografie shoqërohej me dëgjimin e një zëri pozitiv dhe të lumtur, fëmijët treguan më pak vështirësi në kujtimin e saj. Përkundrazi, në qoftë se fotoja shoqërohej me një zë neutral apo të zemëruar, kujtesa e të vegjëlve u lëkund.
Nëna dhe babai duhet të përdorin një ton të qetë
Ekspertët konkluduan se fëmijët kanë më shumë gjasa t’i kushtojnë vëmendje dhe të kujtojnë përvojat pozitive sesa ato negative. “Ne mendojmë se efekti pozitiv rrit vëmendjen e fëmijëve dhe rrjedhimisht aftësinë e tyre për të përpunuar dhe për të kujtuar”, shpjeguan autorët e studimit. Për këtë arsye, është e rëndësishme që nëna dhe babai të flasin sa më shumë të jetë e mundur tek i porsalinduri, por gjithmonë duke u përpjekur të përdorin një ton të qetë.
Librat illustrues
Për të nxitur zhvillimin e kujtesës dhe vëmendjen e fëmijës është gjithashtu e dobishme t’i tregoni libra me ilustrime, puzzle etj.
Lexo edhe: Bisedat me femijen e porsalindur ndihmojne shume ne zhvillimin e tij ne te ardhmen
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu