A keni një grua nervoze? Atëherë keni më pak rrezik të prekeni nga diabet
Shumë burra shpesh ankohen për shqetësimin dhe nervozizmin e vazhdueshëm të gruas, duke luftuar vazhdimisht për t’ja dalë me shtëpinë, fëmijët, shpenzimet dhe ndonjëherë edhe punën. Epo burrat nga sot duhet ta konsiderojnë veten me fat: nëse partnerja juaj është veçanërisht e shqetësuar, do të keni më pak rrezik për të pasur diabet. Rezultati është arritur nga një studim i kryer nga Universiteti i Agoikagos dhe Michigan.
Studimi
Hulumtimi është kryer mbi 1.228 persona që jetojnë në një lidhje të qëndrueshme. Disa faktorë janë marrë si referencë, të tillë si besimi dhe kënaqësia emocionale. Doli që burrat që jetojnë me gra hiperkritike, nervoze dhe pretencioze janë më pak të prirur ndaj diabetit. Arsyeja mund të gjendet në stimulimet e vazhdueshme hormonale që rrjedhin nga grindjet.
E kundërta ndodh tek gratë
Përkundrazi, gratë nervoze do të dëmtonin vetëm veten e tyre: zemërimi dhe stresi i tyre mund të ndikojnë në gjendjen e tyre fizike, dhe në veçanti mundësinë e ekspozimit të tyre ndaj rrezikut të diabetit.
Sidoqoftë, megjithatë, burrat bëjnë një gabim kur i konsiderojnë gratë si “nervoze”. Nëse burri analizon më thellë sjelljen e partneres së tij, ai do të kuptonte se këto sjellje nuk janë gjë tjetër veçse një dëshirë për mirëqenie brenda mureve të shtëpisë dhe në marrëdhënien në çift.
Përfundime
Shkurt, studimi i lartpërmendur tregoi se si stimulimet hormonale dhe nxitja e adrenalinës që rrjedhin nga grindjet martesore kanë efekte krejt të kundërta tek burrat dhe gratë: nëse të parët kanë tendencë të mos i marrin shumë seriozisht, gratë përkundrazi janë shumë reflektuese. Ky riformulim i vazhdueshëm mbi motivet dhe shkaqet e grindjeve do të ketë pasoja në fizik, dhe në veçanti në rrezikun e marrjes së diabetit.
Lexo edhe: Zenkat ne cift? Ekspertet tregojne kur jane vertet serioze
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu