Zemra te mbushura me salmon (36 muaj+)

0 0

Perberesit (per 6 zemra)
– 2 pete sfoliat
– 2 feta salmon te fresket
– 200 gr gjize
– 2 luge vaj ulliri
– 200 gr spinaq te fresket
– 1 te bardhe veze
– 1 thelpi hudher
– Koper
– Piper i kuq
– Kripe
Pergatitja
Ne nje tigan skuqni hudhren (derisa te marre ngjyre te arte) bashke me vajin e ullirit. I hiqni hudhrat dhe shtroni salmonin e qeruar nga lekura dhe halat. Skuqeni nga te dyja anet salmonin, dhe me pas e copetoni me anen e nje piruni. Vendoseni peshkun ne nje tas plastic dhe e lini menjane.
Zieni spinaqin me pak uje te nxehte dhe te kripur dhe me pas shtoni salmonin. Rregullojeni perberjen me pak piper te kuq dhe koper. Me pas shtoni gjizen dhe me anen e nje luge trazoni perberjen.
I hapni petet sfoliat mbi nje tavoline dhe formoni duke prere peten zemra me diameter rreth 10 cm. Ne mesin e seciles vendosni pak nga perberja e salmonit, gjizes dhe spinaqit.
Me anen e nje furce gatimi lyeni anet e petes me te bardhen e vezes, vendosni siper saj peten e siperme te zemres dhe i mbyllni mire anet. I vendosni ne furre te nxehur me pare ne 180 grade, derisa te marrin ngjyre te arte.
Vlerat ushqyese
Keto zemra jane te mbushura me nje perberje shume ushqyese. Salmoni eshte i pasur me acide yndyrore si: omega 3 te cilat sherbejne per te ulur nivelin e kolesterolit “te keq” dhe te mbrojne sistemin kardio-vaskular. Permban gjithashtu vitamina se grupit B dhe D, te rendesishme per perthithjen e kalciumit. Spinaqi eshte i pasur me fibra, vitamine C, acid folik dhe hekur.

Lexoni edhe: Sallata e mbretit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X