Zbulohet një tjetër faktor që mund të shkaktojë kancerin e gjirit

0 0

Periodikisht, mjekët dhe studiuesit bëjnë hapa të vegjël përpara në luftën kundër kancerit të gjirit. Një nga zbulimet e fundit ka të bëjë me rolin e mundshëm të molekulës IGF-1 në zhvillimin e kësaj sëmundje kaq të përhapur në gjininë femërore (por edhe të pranishme tek burrat, por fatmirësisht gjithnjë e më pak vdekjeprurëse).

Çfarë është IGF-1

IGF-1 është faktori i rritjes, i ngjashëm me insulinën -1 (IGF-1), një molekulë që luan një rol vendimtar në modelimin e jetëgjatësisë sonë. Është një substancë shumë e studiuar sepse dyshohet se promovon sëmundje të ndryshme dhe gjithashtu rritjen e qelizave kancerogjene. Megjithatë, deri më tani, roli i saj i drejtpërdrejtë në shkaktimin e kancerit nuk është demonstruar kurrë pa mëdyshje. Tani informacionet e reja vijnë nga një studim i kryer nga një grup studiuesish, Agjensia Ndërkombëtare e Kërkimeve mbi Kancerin (IARC) dhe Universiteti i Oksfordit, botuar në Annals of Onology.

Studimi i mbi 200,000 grave britanike

Hulumtimi u krye me mbi 206.263 gra nga Britania e Madhe. Autorët i ndoqën ato për shtatë vjet, duke monitoruar shëndetin e tyre përmes testeve dhe kontrolleve të ndryshme, në mënyrë të veçantë për qëllim identifikimin e shfaqjes së mundshme të kancerit të gjirit. Në pjesën e parë të studimit, epidemiologët matën gjithashtu nivelin e IGF-1 në gjakun e të gjithë pjesëmarrëseve. Qëllimi ishte të kuptohej nëse ekziston një lidhje midis përqendrimeve të larta të kësaj molekule dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Lidhjet që dolën në pah

Duke analizuar të gjitha të dhënat e mbledhura, ekspertët zbuluan se 4,360 gra zhvilluan kancer të gjirit gjatë rrjedhës së studimit. Epo, u pa që gratë më të rrezikuara ishin pikërisht ato me nivele të larta të IGF-1: në detaje, 26 gra nga 1.000 në mesin e atyre me përqendrime të larta të molekulës, krahasuar me 20 nga 1.000 gra me përqendrime të ulëta të molekulës .

ADN gjithashtu është ekzaminuar

Në pjesën e dytë të studimit, autorët u kërkuan grave t’i nënshtroheshin testimit gjenetik. Qëllimi ishte për të testuar ADN-në e tyre për gjenet që mund të ndryshojnë sasinë e IGF-1 në gjak. Ata zbuluan se disa gra ishin të predispozuara gjenetikisht për të patur nivele të larta të molekulës. Epo, të njëjtat gra ishin gjithashtu ato më të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Ekspertët arritën në përfundimin se ky studim sugjeron që IGF-1 ka një rol të mundshëm në shkaktimin e kësaj sëmundje.

Për momentin, i vetmi ekzaminim që është provuar se identifikon herët kancerin e gjirit është mamografia (dhe ndoshta ultratingulli). Sidoqoftë, është e mundur që në të ardhmen të kemi teste të afta për të parashikuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes, mbase edhe bazuar në matjen e nivelit të IGF-1.

Lexo edhe: Faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e kancerit te gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X