Zbulimi: Të studiosh i bën mirë zemrës

“Studio se do të të nevojitet kur të rritesh!” Kush nuk e ka dëgjuar këtë frazë nga prindërit dhe të rriturit?




0 0

Tani është provuar shkencërisht: Mami kishte të drejtë! Studimi mbron zemrat tona: një studim anglez i botuar në British Medical Journal e tregon këtë. Hulumtimi, i kryer nga Kolegji Imperial i Londrës dhe nga Universitetet e Bristol, Kembrixh dhe Oxford, zbulon se 3.6 vite më shumë studim janë të lidhura me një reduktim të indeksit të masës trupore prej si dhe reduktimin e tensionit të lartë, dy faktorë këto që ndikojnë në rrezikun kardiovaskular.

Janë studiuar 200 mijë të rritur angleze

Studiuesit arritën në këto përfundime duke punuar në dy analiza statistikore dhe gjenetike. Ata kryen një studim mbi një mostër prej 200,000 të rriturish nga Mbretëria e Bashkuar, duke krahasuar vitet kur kishin studiuar për secilin prej pjesëmarrësve me indeksin e masës trupore, presionin e gjakut, varësinë nga nikotina dhe çdo sëmundje kardiovaskulare të kontraktuar gjatë viteve.

Dhe analiza gjenetike mbi një milion individë

Pastaj ata kryen një analizë gjenetike tek mbi një milion individë kryesisht europianë, të dhënat e të cilëve u grumbulluan në një bazë të dhënash publike. Kjo analizë e definuar siguroi një rezultat më të besueshëm në identifikimin e shkaqeve dhe efekteve. Në përfundim të këtyre studimeve, studiuesit panë se sa më shumë kohë të ishte shpenzuar duke studiuar aq më shumë mund të zvogëloheshin sëmundjet e zemrës.

Stilet e jetesës janë më të shëndetshme por jo të kufizuara

Ky efekt pjesërisht varet nga fakti se ata që kanë studiuar në përgjithësi ndjekin një mënyrë jetese më të shëndetshme. Por sipas studiuesve ka një tjetër arsye pse ndodh kjo. Në fakt, kërkimet sugjerojnë se vetëm gjysma e efektit mbrojtës rrjedh nga pesha e reduktuar, presioni arterial dhe duhani. Në fakt, indeksi i masës trupore, presioni i gjakut dhe pirja e duhanit janë përgjegjës për 18, 27 dhe 34 për qind të efekteve pozitive në zemër respektivisht. Pra, duke i bashkuar ato, ne arrijmë të shpjegojmë 40 për qind të lidhjes midis arsimit dhe rrezikut më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Lexo edhe: 7 faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe çfarë mund të bëni për ta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X