Zbulim i rëndësishëm mjekësor: Shërohet personi i dytë me HIV Aids

0 0

Një zbulim i rëndësishëm vjen nga bota e mjekësisë, ndërsa mediat botërore kanë shkruar shumë dy ditët e fundit rreth kësaj çështjeje. Mjekët kanë zbuluar se një transplant i palcës kurrizore  ka trajtuar një pacient me virusin HIV që shkakton edhe sëmundjen vdekjeprurëse AIDS.

Mjekët treguan rezultatin ndërsa thanë se është shumë herët për të përcaktuar nëse pacienti është shëruar plotësisht apo jo.

Pacienti nga Londra është personi i dytë i shëruar nga ky virus fatal që ka prekur rreth 37 milionë njerëz në mbarë botën.

Trajtimi dhe rezultati u botuan në revistën shkencore ndërkombëtare Nature. Shkencëtarët përdorën të njëjtën metodë që u tregua se ishte e suksesshme për një pacient me HIV pozitiv në Berlin në vitin 2007. Në të dyja rastet, transplantimi kishte për qëllim trajtimin e kancerit të gjakut.

“Duke arritur shërimin e një pacienti të dytë me këtë qasje të ngjashme, ne kemi treguar se pacienti i Berlinit nuk kishte një anomali, siç kishim dyshuar” tha hulumtuesi kryesor Ravindra Gupta.

Të dy pacientët me HIV-pozitiv morën qeliza burimore të palcës kurrizore nga donatorët të cilët kishin mutacione gjenetike tek receptori i HIV, i njohur si CCR5, që i bëri ata rezistent ndaj virusit. Zëvendësimi i qelizave të pacientëve të infektuar me qelizat staminale nga një burrë me mutacion gjenetik që mbron nga virusi HIV,  duket se e kanë shëruar nga infeksioni.

“Pacienti i Londrës” u diagnostikua me HIV në vitin 2003 dhe ka qenë nën terapinë antiretrovirale (ARV) që nga viti 2012, e cila e neutralizon virusin, por nuk e eliminon atë. Pasi u diagnostikua me Limfomën e Hodgkinit, një kancer vdekjeprurës, ai mori transplantin e palcës kurrizore në 2016. Pastaj vazhdoi me ARV për 16 muaj të tjerë para se të ndalonte trajtimin. Ai nuk ka treguar shenja të virusit HIV për 19 muaj.

“Nuk ka asnjë virus deri tani por ne nuk mund të zbulojmë. Ne nuk mund të gjejmë asnjë shenjë HIV-I megjithatë është shumë herët të thuhet se ai është shëruar”, ka treguar Gupta.

Studiuesi tha se ky shërim i suksesshëm i një pacienti me HIV do të ndihmonte në ngushtimin e gamës së strategjive të trajtimit, por theksoi se transplantet e palcës kurrizore, të cilat janë të rrezikshme, të dhimbshme dhe të shtrenjta, nuk do të ishin një alternativë praktike për trajtimin e HIV.

Vetëm 59 për qind e njerëzve që jetojnë me HIV në mbarë botën marrin ARV. Rreth një milion persona vdesin çdo vit nga shkaqet që lidhen me HIV-in dhe AIDS ka vrarë rreth 35 milionë që kur u shfaq në vitet 1980.

“Pacienti i Londrës” kërkoi anonimitet nga ekipi i tij mjekësor.

Lexo edhe: Shenjat e HIV






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X